Një vajzë 16-vjeçare është raportuar e zhdukur në mëngjesin e së hënës në lagjen Hajvali të Prishtinës.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është paraqitur nga nëna e saj, e cila ka deklaruar se vajza ka dalë nga shtëpia dhe prej atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Në raportin policor thuhet:
“Ankuesja, shtetase kosovare, ka raportuar se vajza e saj 16-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.”
Organi i rendit ka konfirmuar se ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

