Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

ZKA gjen shkelje të mëdha në Ministrinë e Ejup Maqedoncit: Vonesa e probleme serioze me kontratat për furnizim

Zyra Kombëtare e Auditimi ka publikuar raportin e auditimit për Ministrinë e Mbrojtjes që udhëhiqet nga ministri Ejup Maqedonci. Gjetjet kryesore në këtë raport janë menaxhimi i kontratave që kishin të bënin me vonesat në furnizim, si rezultat i mos krijimit të kushteve nga ministria, shkruan Periskopi.

12/06/2025
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
ZKA gjen shkelje të mëdha në Ministrinë e Ejup Maqedoncit: Vonesa e probleme serioze me kontratat për furnizim
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Çka thuhet në raportin e ZKA-së?

Sipas këtij raporti, ministria e Mbrojtjes, ka probleme serioze me kontratat për furnizim.

Në gjetje theksohet se një kontratë ka pasur vonesë si pasojë e mos përgjegjësisë së Ministrisë.

Ky dikaster kishte dërguar e-mail kompanisë në adresën që nuk e kishte funksionale.

Furnizimet me çizme në vlerë 629,660€ ishin bërë me një vonesë prej 55 ditë.

Pas nënshkrimit të kontratës, në kohën kur ishte bërë porosia OE kishte kërkuar modelin e mostrës me të cilën kishte ofertuar në Ministri, zyrtarët përgjegjës kishin hezituar dhënien e mostrës.

“Pas nënshkrimit të kontratës AK kishte bërë porosinë e mallit me datën 29.04.2024 kurse pranimi i mallit ishte bërë në dy pjesë me datë 10.10.2024 dhe 21.10.2024. Afati për furnizim sipas kontratës ishte 120 ditë. Tenderi për furnizim me çizme ishte nisur dy vite më herët por që për shkak të ankesave në OSHP ishte prolonguar procesi i dhënies së kontratës. Pas nënshkrimit të kontratës, në kohën kur ishte bërë porosia OE kishte kërkuar modelin e mostrës me të cilën kishte ofertuar në Ministri. Zyrtarët përgjegjës kishin hezituar dhënien e mostrës dhe dakordimi për t’ia ofruar mostrën OE kishte marrë kohë” – thuhet në raport.

Raporti i plotë: KËTU

Furnizimi me pjesë kamioni në vlerë 4,402€ ishte bërë me vonesë 45 ditë.

“Afati i liferimit për pjesë rezervë sipas nenit 2 të kontratës ishte: për pjesën A të furnizimeve 15 ditë, kurse pjesën B 60 ditë nga momenti i porosisë. Furnizimi i pjesës A ishte bërë me 45 ditë vonesë, pasi që OE kishte bërë furnizimin sipas kriterit të pjesëve B. Ministria nuk kishte zbatuar penalet siç parasheh kontrata duke e justifikuar vonesën e OE-së“.

Furnizimi me uniformë për kadet në vlerë 19,378€ ishte bërë me 13 ditë vonesë si pasojë e mungesës së komunikimit.

Ministria kishte dërguar kompanisë fituese e-mail në adresën që nuk e kishte funksionale.

“Urdhërblerja nga AK ishte dërguar në një email jofunksional të operatorit ekonomik, dhe në kohën e dërgimit nuk kishte pasur ndonjë komunikim tjetër për të konfirmuar nëse porosia kishte arritur në adresën e duhur. Menaxheri i kontratës nuk ishte siguruar me kohë për këtë lëshim teknik nga ana e tyre”, thuhet në gjetje.

Furnizimi me emblema dhe grada ushtarake në vlerë 29,999€ ishte bërë me 34 ditë vonesë.

“Sipas nenit 2 të kontratës afati për dorëzim ishte 30 ditë nga momenti i lëshimit të urdhërblerjes. Vonesa kishte ndodhur pasi që AK përkundër porosisë që e kishte bërë kërkonte shtyrje të afatit për pranimin e mallit (me arsyetimin e angazhimeve tjera dhe se kryesuesi i komisionit ishte në pushim). Më tutje, AK kishte kërkuar nga OE të bëjë ndryshimin e dy pozicioneve e për këtë arsye, OE më pas kërkoi shtyrje të afatit prej 2-3 javësh për realizimin e këtij ndryshimi. Porosia ishte bërë me dt. 26.02.2024, kurse pranimi i mallit më dt. 30.04.2024;

Po ashtu, te furnizimi tjetër me emblema, shenja dhe grada në vlerë 20,037€ kishte vonesa në pranimin e mallit për 13 ditë, pasi që vendimi për caktimin e komisionit të pranimit të mallit ishte bërë me vonesë

Furnizimi me gypa plastik në vlerë 18,900€ ishte bërë me 17 ditë vonesë, për shkakun që Ministria nuk kishte krijuar kushtet e nevojshme për pranimin e mallit, dhe kishte kërkuar nga OE të mos e bëjë furnizimin përkundër porosisë që e kishte bërë.

Tjetër çështje ishte edhe prezazantimi jo i saktë i detyrimeve kontigjente.

Në bazë të raportit “mos përditësimi i detyrimeve kontingiente nga zyra ligiore me të dhënat e fundit nga proceset kontestimore ishte shkaktari kryesor i mbivleresimit të detyrimeve kontingjente.”

“Prezantimi jo i saktë ka ndikuar në mbivlerësim te detyrimit dhe paraqet gjendjen jo reale në Pasqyra Vjetore Financiare.” – thuhet tutje në raport.
Ndryshe raporti i ZKA’së thekson se ministria ka pasur mangësi edhe në kompensimin jo të plotë për punën jashtë orarit, tejkalimin e afatit ligjor për ushtrues të detyrave dhe mangësi në menaxhimin e barnave dhe të prokurimit./PERISKOPI/

Related

Previous Post

KFOR’i shënon 26-vjetorin e themelimit, komandanti: Ushtarët rrezikojnë veten për të siguruar paqe në Kosovë

Next Post

“Shkrihet” Albulena Haxhiu para liderit: Kur fliste Albini kishim sytë e veshët hapur

Next Post
“Shkrihet” Albulena Haxhiu para liderit: Kur fliste Albini kishim sytë e veshët hapur

“Shkrihet” Albulena Haxhiu para liderit: Kur fliste Albini kishim sytë e veshët hapur

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Rritja e taksave të duhanit në BE: Sa më shtrenjtë do të kushtojnë cigaret?

Rritja e taksave të duhanit në BE: Sa më shtrenjtë do të kushtojnë cigaret?

31/07/2025
Kanadaja paralajmëron njohjen e shtetit palestinez në shtator – pjesë e një vale globale kundër politikave izraelite në Gaza

Kanadaja paralajmëron njohjen e shtetit palestinez në shtator – pjesë e një vale globale kundër politikave izraelite në Gaza

31/07/2025
Moti për të mërkurën: Vranësira, intervale me diell dhe reshje të lehta në disa rajone

Rrebeshe lokale dhe diell: Mot i paqëndrueshëm në rajon

31/07/2025
Revolucion në Realitetin Virtual: Syzet më të holla në botë projektojnë holograme 3D të gjalla

Revolucion në Realitetin Virtual: Syzet më të holla në botë projektojnë holograme 3D të gjalla

30/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Rritja e taksave të duhanit në BE: Sa më shtrenjtë do të kushtojnë cigaret?

Rritja e taksave të duhanit në BE: Sa më shtrenjtë do të kushtojnë cigaret?

31/07/2025
Kanadaja paralajmëron njohjen e shtetit palestinez në shtator – pjesë e një vale globale kundër politikave izraelite në Gaza

Kanadaja paralajmëron njohjen e shtetit palestinez në shtator – pjesë e një vale globale kundër politikave izraelite në Gaza

31/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info