Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zohran Mamdani mund rivalët dhe bëhet kryetari i parë mysliman i Nju Jorkut

Enesa Veseli by Enesa Veseli
05/11/2025
in Lajme
0
Zohran Mamdani mund rivalët dhe bëhet kryetari i parë mysliman i Nju Jorkut
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zohran Mamdani është zgjedhur kryetari i 111-të i Bashkisë së Nju Jorkut, duke shënuar një moment historik për qytetin. Kandidati demokrat 34-vjeçar, i cili deri tani shërbente si asambleist shtetëror nga Queens, fitoi zgjedhjet me më shumë se 50% të votave.

Mamdani mposhti ish-guvernatorin Andrew Cuomo, i cili siguroi pak mbi 40% të votave, ndërsa kandidati republikan Curtis Sliwa mori rreth 7%.

Me këtë rezultat, Mamdani bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë së Nju Jorkut, kryetari i parë me origjinë nga Azia Jugore dhe njëherësh kryebashkiaku më i ri që nga fillimi i shekullit të kaluar.

Fitorja e tij vjen në një valë suksesesh për demokratët në zgjedhjet në mbarë SHBA-të, ku ndër të tjera Abigail Spanberger u zgjodh guvernatore e Virxhinias, ndërsa Mikie Sherrill fitoi garën në Nju Xhersi.

Fushata e Mamdanit ishte e fokusuar në çështje sociale dhe ekonomike, përfshirë banesa të përballueshme, ngrirje të qirave, rritjen e pagës minimale në 30 dollarë/orë dhe zgjerimin e transportit publik falas.

Gjatë fushatës, presidenti Donald Trump e cilësoi Mamdanin si “radikal” dhe shprehu mbështetje për Cuomo-n, duke paralajmëruar se një administratë progresiste në Nju Jork mund të ndikonte në mënyrën se si qyteti merr fonde federale. Komente të ngjashme bëri edhe miliarderi Elon Musk.

Zohran Mamdani ka lindur në Ugandë nga prindër me prejardhje indiane dhe është zhvendosur në Nju Jork në moshën shtatë vjeçare. Ai u bë shtetas amerikan në vitin 2018.

Mandati i tij në krye të qytetit fillon në një kohë kur Nju Jorku përballet me sfida të ndjeshme ekonomike dhe sociale, përfshirë rritjen e kostove të jetesës dhe presionet mbi sistemet e shërbimeve publike.

Related

Previous Post

Mamdani fiton zgjedhjet në New York – A mund t’i bllokojë Trump fondet federale?

Next Post

OVL e UÇK-së: S’dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike

Next Post
OVL e UÇK-së: S’dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike

OVL e UÇK-së: S’dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.