Siç mëson Paparaci, Kupina ka pësuar lëndime në kokë dhe është shoqëruar me autoambulancë për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.
Kreu i iniciativës Lidhja për Prishtinën dyshohet se është goditur me shishe në kokë nga Sami Salihu, djali i ish-zyrtarit të kësaj komune, Fehim Salihu.
Kupina në të kaluarën ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa në zgjedhjet e 12 tetorit garon me iniciativën Lidhja për Prishtinën.