11.6 për qind norma mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2022

ASK thekson se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9% në muajin dhjetor 2022, krahasuar me muajin nëntor 2022.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: shërbime për transport (15.9%); energji elektrike (7.6%); veshje (4.2%); blerje të automjeteve (4.0%); qumësht, djathë dhe vezë  (2.5%); perime (2.3%); duhan (1.7%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (1.3%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga  pemët dhe perimet (1.2%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.4% në IHÇK”, thuhet në njoftim.

ASK thekson se rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi e COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet personale të transportit (-8.3%), me ndikim prej (-0.5 për qind) në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2022, me muajin dhjetor 2021 ishte 12.1%.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: shërbime për transport (46.9%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, palet (38.8%); vajra dhe yndyra (30.9%); qumësht, djathë dhe vezë (27.8%); bukë dhe drithëra (21.1%); mish (20.3%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë (19.5%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (18.2%); prodhime ushqimore(16.6%).

Po ashtu mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (16.1%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (14.4%); energji elektrike (11.9%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (10.4%); shërbime hoteliere (10.1%); kujdes personal (10.0%); kafe, çaj dhe kakao (9.1%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera (8.4%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (8.4%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (8.0%).

Ngritja e çmimeve ka pasur edhe në pijet alkoolike (7.9%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7.1%); gjëra personale (7.0%); pemë (6.6%); perime (6.6%); veshje (5.9%); blerje e automjeteve (5.5%); pajisje shtëpiake (4.9%); duhan (4.0%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (3.8%); dhe produkte farmaceutike (3.1%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.6 për qind në IHÇK.

ASK thekson se norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2022 është 11.6%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2022 ishte më i lartë në një mesatare prej 11.6%, krahasuar me vitin 2021.

“Ngritje e indeksit të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2022 është vërejtur te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra (44.5%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, palet, etj. (34.8%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (32.7%); bukë dhe drithëra (25.2%); gaz (25.0%); qumësht, djathë dhe vezë (22.0%); mish (17.4%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (17.0%); kafe, çaj dhe kakao (14.2%); shërbime të transportit (13.6%); prodhime ushqimore (13.2%).

Në shërbimet hoteliere (11.2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11.0%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (10.6%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (9.7%); energji elektrike (7.4%); kujdes personal (7.0%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6.3%); pajisje shtëpiake (6.2%); peshq (6.2%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (6.1%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (5.7%); blerje e automjeteve (5.2%); gjëra personale (5.2%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (5.1%); duhan (5.0%); pije alkoolike (4.1%); produkte farmaceutike (3.7%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (2.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.7 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2022 është vërejtur te nëngrupi i COICOP-it: pemë (-5.4%), me një ndikim të përbashkët prej (-0.1 për qind) në IHÇK. /Telegrafi/

Next Post

Qëndroni me ne