Në Kosovë është mbajtur rundi i parë i zgjedhjeve lokale, ku nga gjithsej 38 komuna, 17 prej tyre kanë zgjedhur kryetarët e rinj që në raundin e parë të votimit.
Sipas rezultateve preliminare, pa balotazh kanë përfunduar edhe katër komunat veriore, të cilat kanë zgjedhur kryetarët e tyre në raundin e parë, njëjtë si edhe disa komuna të tjera me shumicë serbe.
Ndërkohë, 19 komuna do t’u drejtohen sërish kutive të votimit në balotazhin e ardhshëm. Mes tyre janë: Mitrovica e Jugut, Prishtina, Vushtrria, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prizreni, Suhareka, Vitia, Juniku dhe Kllokoti.
Në raundin e parë, kryetarët shqiptarë janë zgjedhur në komunat Podujevë, Ferizaj, Skenderaj, Hani i Elezit, Istog, Lipjan, Shtime, Kamenicë dhe Deçan.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë rezultatet përfundimtare pas përfundimit të procesit të numërimit dhe verifikimit të votave.