Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dega në Ferizaj, ka ftuar qytetarët, bashkëluftëtarët dhe familjet e dëshmorëve që të marrin pjesë në aktivitete përkujtimore në nder të të rënëve për liri dhe veprës së Gjeneralit Imri Ilazi – Komandant Ferri.
Ceremonitë përkujtimore fillojnë të dielën, më 28 Shtator 2025, me një agjendë të pasur:
-
10:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt
-
10:30 – Homazhe pranë varrit të Gjeneralit Imri Ilazi – Komandant Ferri
-
11:00 – Akademia Përkujtimore në Teatrin “Adriana”, Ferizaj
-
18:00 – Finalja e turneut memorial në futsall në Sallën e Sporteve “Bill Clinton”, Ferizaj
Organizatorët theksojnë se liria është amaneti i dëshmorëve dhe nderimi i veprës së tyre duhet të ruhet me dinjitet dhe të përcillet me krenari brez pas brezi.
“Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit! Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Epopesë së Jezercit! Nderim i përjetshëm për Gjeneral Imri Ilazin – Komandant Ferrin!”, thuhet në njoftimin e organizatës.