Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

40 vatra zjarri në Kosovë – kërkohet ndërhyrje ajrore nga KFOR në Podujevë

Qendra Info by Qendra Info
09/08/2025
in Lajme
0
40 vatra zjarri në Kosovë – kërkohet ndërhyrje ajrore nga KFOR në Podujevë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka raportuar se gjatë periudhës 14:00–20:00 të së shtunës janë regjistruar gjithsej 40 vatra zjarri në territorin e Kosovës. Nga to, 15 mbeten ende aktive, ndërsa 25 të tjera janë lokalizuar.

Situata më e rënduar është shënuar në fshatin Dumnicë të Komunës së Podujevës, ku për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve është kërkuar asistencë nga njësi të tjera. Në operacion janë angazhuar njësitë e Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës, si dhe është bërë kërkesë për ndërhyrje ajrore nga KFOR-i për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Menaxhimi i situatës po bëhet në bashkëpunim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ndërsa AME apelon qytetarët të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.

Agjencia ka shprehur mirënjohje për punën e palodhshme të zjarrfikësve, mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe bashkëpunimin e qytetarëve në përballimin e situatës.

Related

Previous Post

Kurti prezanton kandidatët për komunat veriore: “Garanci për shërbime, barazi dhe zhvillim”

Next Post

E diel përvëluese në Kosovë dhe rajon

Next Post
Nesër do të jetë dita më e nxehtë në Shqipëri

E diel përvëluese në Kosovë dhe rajon

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.