Në Komunën e Shtimes po zhvillohet një prej tenderëve të mëdhenj të këtij viti, asfaltimi i segmenteve rrugore në Topillë, Caralevë-Zborc dhe Rance-Greçec. Vlera totale për Lot-in e parë arrin në 410,000 euro, për një projekt që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek qindra banorë të zonës, shkruan Demokracia.com.
Por, pas dorëzimit të tenderit nga operatorët ekonomikë, nisi një mori akuzash. Një operator ekonomik pretendoi zyrtarisht se dokumentacioni i përgatitur nga komuna është hartuar për të favorizuar një kompani të caktuar dhe për të përjashtuar konkurencën. Këto pretendime janë tashmë nën shqyrtim nga OSHP.
Vet raporti i ekspertit të OSHP-së tregon një panoramë shqetësuese.
Pretendimet për manipulim të dosjes teknike
Sipas raportit, Komuna e Shtimes ka vendosur një sërë kriteresh teknike të cilat eksperti i quan të pajustifikuara, kufizuese, diskriminuese dhe të paarsyetuara teknikisht në raport me natyrën reale të punimeve në terren.
Eksperti i autorizuar i OSHP-së ka konstatuar se në dosjen e tenderit: janë futur pajisje të panevojshme, është specifikuar pajisje nga më të rrallat në treg, janë përcaktuar peshë fikse, konfigurime të çuditshme, si dhe kërkesa të ndërtuara për një furnitor të vetëm.
Në bazë të raportit, këto kritere janë në kundërshtim me Nenin 7 të Ligjit për Prokurimin Publik, që garanton trajtim të barabartë, barazi dhe mosdiskriminim të operatorëve ekonomikë.
15 kritere të dyshuara diskriminuese
Raporti i ekspertit liston mbi 15 kërkesa teknike të dyshuara si të panevojshme dhe diskriminuese.
Vetëm disa prej tyre janë:
Rimorkio sinjalizuese me gjenerator të integruar dhe regjistrim të vlefshëm, Eksperti e cilëson këtë kërkesë si të panevojshme, kufizuese dhe favorizuese, duke theksuar se nuk ka lidhje me cilësinë e punimeve.
Kamion kipper 4×4 me vinç 5–7 ton, Sipas raportit, kjo kërkesë nuk ka asnjë arsyetim teknik dhe redukton artificialisht konkurrencën.
Kamion kipper me kapacitet maksimum 1 ton. Eksperti e quan këtë kërkesë absurde teknikisht dhe të papranueshme për natyrën e punimeve në terren.
Eskavator me zinxhir gome deri 1 ton – 2 copë. Sipas raportit, kjo pajisje nuk ka funksion praktik në asfaltim rrugor dhe është futur artificialisht.
Cistern për pastrim rrugësh me peshë fikse 4 ton. Kriter arbitrar, pa arsyetim teknik, që eliminon operatorët që posedojnë pajisje ekuivalente.
Eskavator me gomë me lugë 360° dhe GPS 3D. Eksperti e quan kriter luksoz, të panevojshëm dhe të krijuar për të kufizuar konkurencën në mënyrë selektive.
Lista e tillë vazhdon gjatë në raport.
Eksperti: Kriteret bien ndesh me ligjin dhe Shtembërojnë garën
Raporti i ekspertit evidenton shkelje të disa neneve ligjore, përfshirë:
Neni 1 – Qëllimi i Prokurimit Publik
Neni 6 – Ekonomiciteti dhe efikasiteti
Neni 7 – Barazia në trajtim / mosdiskriminimi
Neni 28 – Specifikimet teknike
Neni 60 – Kriteret e dhënies së kontratës
Neni 69 – Aftësia teknike dhe profesionale
Në thelb, eksperti konstaton se kriteret janë të ndërtuara në mënyrë të tillë që kufizojnë konkurrencën dhe favorizojnë operatorë të caktuar, duke cenuar vlerën për para të fondeve publike. “Duke u bazuar në sqarimet e lartpërmendura, eksperti shqyrtues dhe teknik i propozon panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si pjesërisht e bazuar, AK të bëjë përmirësimet në dosje
të tenderit dhe të zgjasë afatin për ofertim”, thuhet nDuke u bazuar në sqarimet e lartpërmendura, eksperti shqyrtues dhe teknik i propozon panelit
shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si pjesërisht e bazuar, AK të bëjë përmirësimet në dosje
të tenderit dhe të zgjasë afatin për ofertim”, thuhet nDuke u bazuar në sqarimet e lartpërmendura, eksperti shqyrtues dhe teknik i propozon panelit
shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si pjesërisht e bazuar, AK të bëjë përmirësimet në dosje
të tenderit dhe të zgjasë afatin për ofertim”, thuhet nDuke u bazuar në sqarimet e lartpërmendura, eksperti shqyrtues dhe teknik i propozon panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si pjesërisht e bazuar, AK të bëjë përmirësimet në dosje
të tenderit dhe të zgjasë afatin për ofertim”, thuhet në raport.
Në këtë fazë, fjala e fundit i mbetet Panelit Shqyrtues të OSHP-së. Paneli ka autoritet që, varësisht provave dhe analizës ligjore të: shfuqizojë kriteret diskriminuese, urdhërojë rishikimin e dosjes së tenderit, urdhërojë shtyrjen e afatit për dorëzim të ofertave, apo të anulojë procedurën në tërësi, nëse vërtetohet se konkurrenca është dëmtuar. Por, edhe të lërë në fuqi vendimin e komunës. /Demokracia.com/

