Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka shkruar në lidhje me vazhdimin e seancës konstituive, për çka deputetët ende nuk kanë marrë ftesë për të ndonëse në ora 11:00 bëhen 48 orë nga seanca e fundit.
Behrami e ka konfimuar se nuk kanë pranuar asnjë ftesë.
“Kurti, përmes Deharit dhe Haxhiut, po e shkel sërish Kushtetutën, pa i lëvizur qerpiku, pa iu skuqur fytyra. Do me na marrë në qafë ky kriminel”, ka shkruar Behrami.

