Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

5, 6 dhe 7 mars – Kosova shënon Epopën e UÇK-së, publikohen aktivitetet përkujtimore

Qendra Info by Qendra Info
27/02/2026
in Lajme
0
5, 6 dhe 7 mars – Kosova shënon Epopën e UÇK-së, publikohen aktivitetet përkujtimore
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Institucionet e Republikës së Kosovës kanë publikuar agjendën zyrtare të aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së, që do të organizohen më 5, 6 dhe 7 mars në disa qytete të vendit.

Aktivitetet përfshijnë mbledhje solemne, homazhe, ekspozita, aktivitete sportive dhe programe artistike, në nderim të sakrificës së dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore dhe festive sipas agjendës zyrtare. “Le të bashkohemi për të nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe për të festuar me dinjitet vlerat e lirisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Agjenda e 5 marsit

Epopeja nis më 5 mars në orën 08:00, kur ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.

Në orën 09:00 do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Kosovës, ndërsa në orën 10:00 parashihen seanca solemne në kuvendet komunale.

Në orën 12:00 do të bëhet rreshtimi i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Po atë ditë, në orën 14:30, në Skenderaj do të mbahet gara mbarëkombëtare e volejbollit për femra “Adem Jashari”.

Agjenda e 6 marsit

Më 6 mars, në orën 10:00, krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit komunalë do të vendosin homazhe në komplekset memoriale të dëshmorëve në gjithë vendin.

Në orën 13:00 do të hapet ekspozita “Tri ditë që ndryshuan historinë”, e organizuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ndërsa në orën 19:00 do të mbahet Akademi përkujtimore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, me pjesëmarrjen e Operës së Kosovës dhe Filarmonisë së Kosovës.

Agjenda e 7 marsit

Aktivitetet përmbyllen më 7 mars me “Natën e Zjarreve” në Prekaz, duke nisur nga ora 18:00.

Në orën 18:15 do të ndizën flakadanët në shtatë rajonet e Kosovës, ndërsa në orën 19:00 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj do të mbahet një program artistik.

Institucionet kanë bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore për të nderuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës dhe sakrificën e familjes Adem Jashari dhe luftëtarëve të UÇK-së.

Related

Previous Post

Rriten tensionet SHBA–Iran, Uashingtoni u bën thirrje qytetarëve të largohen nga Izraeli

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.