Kandidatja për deputete nga rradhët e LDK-së, Janina Ymeri ka shpërndarë një video të Kurtit, sa ishte në opozitë, derisa po thoshte se pushtetarët, po të rrëzohen nga pushteti, do të shkojnë në burg, por pushteti i tyre është edhe liria e tyre. Në këtë kontekst, ajo është shprehur se nëse Kurti nuk do të ishte në pushtet, Nagip Krasniqi, ish-drejtor i KEK-ut, nuk do të ishte i vetëm në gjykatë, si i dyshuar për korrupsion.
E plotë:
Saktë Albin Kurti, pushteti është liria juaj prandaj nuk lëshoni zyrat e Qeverisë e punësimet e as vendimet.
Konkursi për Kryeprokuror është hi, tym, liria është te pushteti edhe për këtë luteni si për gjak e frikësoheni deri në palcë.
Po të kishte drejtësi për juve në pushtet, Nagipi s’do të ishte në gjykata vet.

