Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

69 raste me fruth në Kosovë që nga 16 prilli, gjashtë të reja vetëm në javën e fundit.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
21/07/2026
in Category
0
69 raste me fruth në Kosovë që nga 16 prilli, gjashtë të reja vetëm në javën e fundit.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill deri më 20 korrik 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 69 raste të konfirmuara me fruth. Gjatë javës së fundit janë raportuar gjashtë raste të reja me fruth.

Sipas komunave, numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës me njëzetë e një (21) raste, komuna e Ferizajit me dymbëdhjetë (12) raste; Fushë-Kosova me dymbëdhjetë (12) raste; Kaçaniku me shtatë (7) raste; Lipjan me tre (3) raste; Vushtrri, Shtime, Drenas dhe Obiliq, me nga dy (2) raste; si dhe me nga një (1) rast komunat: Podujeva, Gjilan, Deçan, Skënderaj, Shtërpce dhe Viti.

IKShHK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.

“Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare”.

Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik, tha Instituti.

Related

Previous Post

OVL e UÇK-së: Korriku, një nga muajt më të përgjakshëm të luftës çlirimtare.

Next Post

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, kryen narko-testin.

Next Post
Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, kryen narko-testin.

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, kryen narko-testin.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.