Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

7000 € borxh, 14 mijë € kamatë – Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për fajde në Rahovec

Qendra Info by Qendra Info
22/02/2026
in Lajme
0
7000 € borxh, 14 mijë € kamatë – Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për fajde në Rahovec
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi të dyshuar për fajde.

Sipas njoftimit zyrtar, prokuroria ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit me inicialet M.I., ndërsa kërkesa për paraburgim është dorëzuar në Gjykata Themelore në Gjakovë – Dega në Rahovec.

Prokuroria dyshon se që nga qershori i vitit 2024, i dyshuari kishte dhënë hua në mënyrë të kundërligjshme duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës. Sipas hetimeve, i dëmtuari H.F. kishte marrë 7 mijë euro për shkak të nevojave për trajtim shëndetësor, ndërsa ishte detyruar të paguante çdo muaj nga 700 euro si kamatë.

Deri në momentin e nisjes së hetimeve, viktima kishte paguar gjithsej 14 mijë euro kamatë.

Policia e arrestoi të dyshuarin më 21 shkurt 2026 gjatë realizimit të masave të veçanta hetimore, në momentin kur ai po merrte edhe 700 euro të tjera nga i dëmtuari.

Sipas prokurorisë, me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Fajdeja”, sipas nenit 331 të Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Aktualisht, i dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa gjykata pritet të vendosë për kërkesën e prokurorisë për paraburgim.

Related

Previous Post

Hamza pas takimit me Kurtin: Presidenti duhet të jetë figurë e unitetit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.