Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryeministri Kurti mirëpriti ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen

Qendra Info by Qendra Info
05/09/2024
in Lajme
0
Kryeministri Kurti mirëpriti ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen në një takim bilateral, që u zhvillua në ndërtesën e Qeverisë.

Diskutimi gjatë takimit, në njërën anë u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe, të cilat janë të bazuara në vlera dhe bindje të përbashkëta, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare pas themelimit të Odës Ekonomike Kosovë-Finland në vitin 2023 dhe Odës Ekonomike Nordike në vitin 2023, ndërkaq, në anën tjetër, në zhvillimet rajonale dhe në kontinent, nevojën për një BE dhe NATO sa më të fuqishme në dritën e invazionit dhe agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.

Kryeministri shprehu falënderimin e tij dhe të shtetit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës, duke përfshirë këtu përkrahjen në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe integrimin evropian, kontributin në siguri dhe sundim të ligjit nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e NATO-s, KFOR dhe misionin e BE-së, EULEX, si dhe në zhvillimin social dhe ekonomik në vend përmes agjencisë zhvillimore të saj, FINNIDA.

“Është një nder dhe kënaqësi e madhe që ju mirëpresim sot në Prishtinë, në Republikën e Kosovës e cila ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me vendin tuaj. Ne e vlerësojmë lart vizitën tuaj dhe mezi presim që të zgjerojmë bashkëpunimin në fushat ekzistuese por edhe në fusha të reja”, u shpreh kryeministri.

Ai e uroi ministren Valtonen, shtetin e Finlandës dhe popullin finlandez për anëtarësimin në NATO në prill të vitit të kaluar, duke theksuar se anëtarësimi në këtë organizatë dhe aleancë veri-atlantike është po ashtu qëllim i Republikës së Kosovës, që sikurse Finlanda kufizohet me një fqinj autokrat dhe agresiv që rrezikon paqen dhe sigurinë rajonale.

Related

Previous Post

Si Guinness arriti të përfshinte gratë dhe të linte pas imazhin e tij vetëm për djem

Next Post

Muzeu i Artit Bashkëkohor do të ketë selinë në ndërtesën e ish-Rilindjes

Next Post
Muzeu i Artit Bashkëkohor do të ketë selinë në ndërtesën e ish-Rilindjes

Muzeu i Artit Bashkëkohor do të ketë selinë në ndërtesën e ish-Rilindjes

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.