Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryeministrit Kurti në mbledhjen e 220-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
11/09/2024
in Lajme
0
Kryeministrit Kurti në mbledhjen e 220-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra dhe zëvendësministra,

Dje, së bashku me ministrat Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, vizituam Komunën e Leposaviqit, duke përfshirë fshatrat Bistricë, Cerajë dhe Leshak, si dhe Komunën e Mitrovicës së Veriut. Qëllimi i këtyre vizitave është të kuptojmë më mirë nevojat e këtyre komunave dhe të heqim çdo paragjykim, duke ofruar shërbime dhe investime të nevojshme që nuk ishin bërë në dy dekadat e kaluara.

Në fund të muajit të kaluar, pasi u konfirmua se në katër komunat veriore funksiononin struktura paralele serbe në hapësira të uzurpuara, institucionet tona ndërmorën veprime ligjore për mbylljen e tyre, duke mundësuar që ne të ofrojmë shërbime të ligjshme. Në këto objekte do të funksionojnë njësitë e ndryshme si Njësia e Patentë Shoferëve, Qendra për Punë Sociale dhe Shërbime të Mirëqenies Sociale, shërbimi për regjistrimin e automjeteve, dhe shërbime të tjera nga ministri të ndryshëm.

Qeveria jonë nuk po mbyll zyre, por po hap zyre dhe po ofron shërbime të reja për qytetarët. Në të kundërt, kemi parë që grupe të maskuar, në prani të Policisë së Serbisë, ndalonin vetura në kufi, duke i kontrolluar pasaportat dhe identitetin e udhëtarëve.

Një falënderim të veçantë i shkon zyrtarëve policorë dhe agjentëve që kanë kontribuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe dështimin e planeve të këqija.

Po ashtu, dje shënuam 12-vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë sonë, duke shprehur mirënjohjen për mbështetje nga miqtë dhe aleatët tanë. Kosova është një histori suksesi dhe triumfi të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe ligjshmërisë.

Në mbledhjen e sotme do të shqyrtojmë dy vendime të rëndësishme: projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Programin Kombëtar për Mbrojtje Gjithëpërfshirëse të Republikës së Kosovës. Ky program synon të ndihmojë në përgatitjen e shoqërisë për fatkeqësi natyrore dhe sulme të armatosura, duke mbështetur Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe strukturat e tjera shtetërore.

Në këtë ditë të 23-vjetorit të sulmeve terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara, ne shprehim solidaritet me SHBA-në dhe viktimat e këtyre sulmeve, duke u bashkuar në luftën kundër terrorizmit

Related

Previous Post

Në debatin e parë mes Kamala Harris dhe Donald Trump, kandidatët e presidentit e kritikuan ashpër qëndrimet politike të njëri-tjetrit.

Next Post

Nënkryetarja Bogujevci mirëpriti në kufirin Kosovë-Shqipëri kryeparlamentaren Elisa Spiropali

Next Post
Nënkryetarja Bogujevci mirëpriti në kufirin Kosovë-Shqipëri kryeparlamentaren Elisa Spiropali

Nënkryetarja Bogujevci mirëpriti në kufirin Kosovë-Shqipëri kryeparlamentaren Elisa Spiropali

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.