Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Reagon Ardita Sinani Kryetare e Komunës së Preshevës: 𝐒𝐡ë𝐫𝐛𝐢𝐦𝐢 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤 𝐢 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡ë𝐦 𝐧ë 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐨𝐧 𝐩𝐚𝐪𝐞𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐧ë 𝐧ë 𝐫𝐚𝐣𝐨𝐧

Qendra Info by Qendra Info
14/09/2024
in Lajme
0
Reagon Ardita Sinani Kryetare e Komunës së Preshevës: 𝐒𝐡ë𝐫𝐛𝐢𝐦𝐢 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤 𝐢 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡ë𝐦 𝐧ë 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐨𝐧 𝐩𝐚𝐪𝐞𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐧ë 𝐧ë 𝐫𝐚𝐣𝐨𝐧
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Kanë kaluar pothuajse 30 vite që nga shpërbërja e Jugosllavisë, por shqiptarët e Luginës së Preshevës ende mbeten të cenueshëm nga politikat diskriminuese të Beogradit.

Në vitet e 90-ta, kur regjimi i Millosheviqit synonte shtypjen dhe përndjekjen e shqiptarëve, të rinjtë tanë u detyruan të largoheshin masivisht për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak dhe represionit.

Sot, historia rrezikon të përsëritet!

Rikthimi i shërbimit ushtarak të detyrueshëm do të çojë sërish në shpërngulje masive të të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës.

Djemtë tanë, sapo mbushin 18 vjeç, detyrohen të largohen për të mos shërbyer në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, në një shtet që vazhdimisht i diskriminon.

Serbia nuk përballet me ndonjë kërcënim nga fqinjët e saj! Përkundrazi, ngjarjet e fundit të 24 shtatorit në Banjskë na treguan se, ndërsa flitet për paqe në Bruksel, Serbia planifikon destabilizimin dhe aneksimin e veriut të Kosovës.

Kërcënimi i vërtetë për paqen dhe stabilitetin e rajonit vjen pikërisht nga vetë Serbia!

Rajoni ynë ka nevojë për paqe, zhvillim dhe të ardhme të sigurt për të rinjtë tanë. Por, për fat të keq, Serbia e Vuçiqit vazhdon të tregojë se nuk ka asnjë vullnet për normalizim dhe stabilitet.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës duan paqe, jo tensione! Rajoni ka nevojë për progres, jo për konflikte të reja!

Related

Previous Post

SENZACION NË PREMIER LIGË: Notingem Forest mund Liverpulin në “Enfild”

Next Post

Irani mburret me lëshimin e suksesshëm të satelitit Chamran-1

Next Post
Irani mburret me lëshimin e suksesshëm të satelitit Chamran-1

Irani mburret me lëshimin e suksesshëm të satelitit Chamran-1

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.