Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Shëndeti

Varianti XEC më ngjitëse se paraardhësit e COVID-19: Pjesë e familjes Omikron, por ka mutacione të reja në proteinën spajk

• Varianti i ri XEC i përket grupit të nënvarianteve të Omikronit dhe karakterizohet nga një kombinim i dy nënvarianteve. • Shkencëtarët paralajmërojnë se XEC është më ngjitës se variantet e mëparshme të COVID-19 dhe se mund të bëhet shpejt varianti dominues.

18/09/2024
in Shëndeti
Reading Time: 3 mins read
Varianti XEC më ngjitëse se paraardhësit e COVID-19: Pjesë e familjes Omikron, por ka mutacione të reja në proteinën spajk
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Varianti i ri i koronavirusit, i quajtur XEC, u zbulua për herë të parë në Gjermani këtë verë dhe tani po përhapet shpejt në të gjithë botën. Deri tani, është regjistruar te qindra pacientë në të paktën 27 vende në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Azinë, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se ky variant është më ngjitës se paraardhësit e tij dhe se mund të bëhet dominues shpejt.

Varianti XEC i COVID-19 u zbulua në qershor në Berlin dhe më pas në Britaninë e Madhe, SHBA, Danimarkë dhe disa vende të tjera. Sipas të dhënave të fundit, varianti është regjistruar në të paktën 15 vende në Evropë dhe Azi dhe 12 shtete amerikane, sipas faqes “Outbreak.info”, e cila ndjek të dhënat globale për përhapjen e sëmundjeve infektive.

  • XEC po merr kontrollin. Në këtë moment, duket se varianti XEC është më së shumti varianti dominues i ardhshëm i koronavirusit – tha Erik Topol, drejtor i Institutit Translacional “Scripps Research” në La Jolla, SHBA.

Çfarë është varianti XEC

Si varianti aktual “FLiRT”, XEC i përket grupit të nënvarianteve të Omikronit dhe përfaqëson një kombinim të dy nënvarianteve:

  • 1.1 (nënvariant i mëparshëm i Omikronit, pjesë e FLiRT)
  • 3.3 (nënvariant i ri i koronavirusit)

Nënvarianti KS.1.1 karakterizohet nga mutacione në molekulat e fenilalaninës në leucinë, dhe argininës në treonin në proteinën spajk që virusi përdor për t’u lidhur me qelizat njerëzore. Nënvarianti tjetër omikron KP.3.3 i përket kategorisë FLuKE, ku amino acidi glutamin muton në glutaminsku acid në proteinën spajk, duke i mundësuar virusit të lidhet më efikasht me qelizat njerëzore.

Të kujtojmë, varianti FLiRT karakterizohet nga ndryshime në proteinën spajk, pjesa e virusit përgjegjëse për lidhjen e virusit me qeliza. Këto ndryshime mund të rrisin aftësinë e virusit për të infektuar qelizat dhe për të shmangur imunitetin, madje edhe te ata që kanë qenë të infektuar më parë ose të vaksinuar.

Simptomat e varianti të ri XEC

Simptomat e varianti të ri XEC janë shumë të ngjashme me ato që ndodhin edhe te nënvariante të tjera të Omikronit, si:

  • temperaturë
  • dhimbje koke
  • temperatura e lartë
  • dhimbje në fyt
  • kollë
  • humbje e ndjesisë së erës
  • humbje e apetitit
  • lodhje
  • dhimbje trupore.

Megjithatë, katër simptoma dominojnë në këtë variant:

  • temperaturë e lartë
  • dhimbje
  • lodhje
  • kollë ose dhimbje në fyt

Shumica e të infektuarve ndihen më mirë pas disa ditësh, por rikuperimi mund të zgjasë më shumë. Prandaj, studiuesit bëjnë thirrje për një monitorim më të kujdesshëm të varianti XEC, në mënyrë që të kuptohen më mirë simptomat e tij.

Varianti më ngjitës, rrezikon të bëhet dominues gjatë dimrit

Shkencëtarët paralajmërojnë se XEC është më ngjitës se variantet e mëparshme të COVID-19 dhe se mund të bëhet shpejt varianti dominues.

  • Varianti i ri XEC është më ngjitës, por vaksinat pritet të ofrojnë ende mbrojtje të mirë, pasi varianti është nga familja Omikron. Mundësia është që XEC të bëhet varianti dominues i koronavirusit gjatë dimrit – tha profesori François Balloux, drejtor i Institutit të Gjenetikës në Universitetin e Kolegjit të Londrës.

Përhapja e shpejtë e varianti të ri në Evropë

Mes vendeve ku është konfirmuar varianti XEC janë: Sllovenia, Belgjika, Gjermania, Holanda, Danimarka, Tajvani, Franca, Izraeli, Italia, Suedia, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Kanada, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Epidemiologët vërejnë përhapjen e shpejtë të këtij varianti në Danimarkë, Gjermani, Britani të Madhe dhe Hollandë, ndërsa prevalenca është pak më e ulët në SHBA dhe Kanada, sipas “Independent”.

Sllovenia pati një normë të lartë infeksioni me këtë variant në gusht, me më shumë se 10 për qind të mostrave që përmbanin XEC.

Të dhënat më të fundit mbi COVID-in në Britaninë e Madhe tregojnë se ka një rritje prej 4.3 për qind të rasteve nga java në javë, me gati 1,500 hospitalizime deri më 30 gusht, por të dhënat nuk dallojnë midis llojeve të ndryshme.

Related

Previous Post

Presidentja Osmani në shënimin e përvjetorit të punës së NDI në Kosovë: Një çerek shekulli i mbështetjes dhe partneritetit të Kosovës me SHBA

Next Post

Reagim nga Forumi Intelektual Europa 2030

Next Post
Reagim nga Forumi Intelektual Europa 2030

Reagim nga Forumi Intelektual Europa 2030

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G8 ishte një gabim – SHBA-të anulon takimin me Moskën për çështjet diplomatike

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G8 ishte një gabim – SHBA-të anulon takimin me Moskën për çështjet diplomatike

16/06/2025
Kryeministri Kurti pret delegacionin nga Iowa: Thellim i bashkëpunimit në mbrojtje, arsim dhe zhvillim demokratik

Kryeministri Kurti pret delegacionin nga Iowa: Thellim i bashkëpunimit në mbrojtje, arsim dhe zhvillim demokratik

16/06/2025
Presidentja Osmani nga Tirana: BE-ja të marrë vendime konkrete për Kosovën, zgjerimi s’është bamirësi, por investim strategjik

Presidentja Osmani nga Tirana: BE-ja të marrë vendime konkrete për Kosovën, zgjerimi s’është bamirësi, por investim strategjik

16/06/2025
Netanyahu paralajmëron: Izraeli ka shqyrtuar eliminimin e udhëheqësit suprem të Iranit

Netanyahu paralajmëron: Izraeli ka shqyrtuar eliminimin e udhëheqësit suprem të Iranit

16/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G8 ishte një gabim – SHBA-të anulon takimin me Moskën për çështjet diplomatike

Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G8 ishte një gabim – SHBA-të anulon takimin me Moskën për çështjet diplomatike

16/06/2025
Kryeministri Kurti pret delegacionin nga Iowa: Thellim i bashkëpunimit në mbrojtje, arsim dhe zhvillim demokratik

Kryeministri Kurti pret delegacionin nga Iowa: Thellim i bashkëpunimit në mbrojtje, arsim dhe zhvillim demokratik

16/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info