Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kryeministri Kurti u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Letonisë, Baiba Brazhe

Qendra Info by Qendra Info
01/10/2024
in Lajme
0
Kryeministri Kurti u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Letonisë, Baiba Brazhe
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një dreke ministeriale të organizuar nga Drejtorja Ekzekutive e Forumit të Varshavës për Siguri, Katarzyna Pisarka. Takimi me Braže përfaqësoi bisedën e parë bilaterale të kryeministrit në kuadër të Forumit.

Letonia ka njohur pavarësinë e Kosovës vetëm tre ditë pas shpalljes së saj më 17 shkurt 2008 dhe ka qenë mbështetëse e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare. Kryeministri shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme dhe theksoi rëndësinë e partneritetit bilateral dhe bashkëpunimit në avancimin e interesave të përbashkëta dhe mbrojtjes, përballë kërcënimeve nga regjimet autokratike. Ata diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Kryeministri falënderoi Letoninë për kontributin e saj në sigurinë e Kosovës përmes pjesëmarrjes në misionin e NATO-s, KFOR.

Në takim u diskutua gjithashtu për zhvillimet rajonale dhe situatën e sigurisë në Evropë, duke përfshirë agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe rolin që shtetet evropiane kanë në mbështetje të saj për integritetin territorial dhe demokracinë. Kryeministri Kurti informoi Braže gjithashtu për situatën në vend, marrëdhëniet me Serbinë dhe rreziqet që ajo paraqet për Ballkanin Perëndimor, sidomos lidhjet e saj me Rusinë dhe përfshirjen në sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë, ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku, ndërsa autorët e sulmit vazhdojnë të jenë të lirë në Serbi.

Related

Previous Post

Qindra ushtarë ukrainas ‘të bllokuar’ pasi Rusia rrethon qytetin e kalasë në përparim të shpejtë

Next Post

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj të punës në Gjermani, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Kitts dhe Nevis, Denzil L. Douglas.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.