Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestimi i Ilir Metës, SPAK njoftim zyrtar: Veprime korruptive për kontratën CEZ-DIA

Qendra Info by Qendra Info
21/10/2024
in Lajme
0
Arrestimi i Ilir Metës, SPAK njoftim zyrtar: Veprime korruptive për kontratën CEZ-DIA
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ku bën me dije akuzat dhe veprat penale ndaj tij. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, Ilir Meta akuzohet për veprime korruptive në kontratën CEZ-DIA. Sipas SPAK, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Prokuroria e Posaçme thotë se Ilir Meta, në kohën kur ka qenë ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (gjatë Qeverisë Berisha 2), ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura. Sipas SPAK, këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre. Hetimet e deritanishme të SPAK kanë zbuluar se Ilir Meta ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga Kastriot Ismail gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve,  duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Kujtojmë këtu se Kastriot Ismailaj u akuzua për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas organit të akuzës, Ismailaj me anë të falsifikimit e mashtrimit arriti të përvetësojë nga kompania CEZ Shpërndarje rreth 5 milionë Euro.

Related

Previous Post

Izraeli akuzon shtatë nga qytetarët e tij për spiunazh për Iranin

Next Post

ULJA E PAPUNËSISË: A PO NUMËROJMË ATA QË PUNËSOHEN APO ATA QË EMIGROJNË?

Next Post
PAPUNËSIA NË KOSOVË NË REKORD, BANKA BOTËRORE DEMASKON ‘SUKSESET’ E KURTIT!

ULJA E PAPUNËSISË: A PO NUMËROJMË ATA QË PUNËSOHEN APO ATA QË EMIGROJNË?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.