Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qeverisë e Republikës së Kosovës mban Mbledhjen e 226-të

Qendra Info by Qendra Info
23/10/2024
in Lajme
0
Qeverisë e Republikës së Kosovës mban Mbledhjen e 226-të
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje të rregullt në të cilën ka:

  • Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë. Përmes këtij protokolli mundësohet ofrimi i kuotave shtesë për trajtimin e ushtarakëve të FSK-së në institucionet mjekësore ushtarake turke. Me këtë marrëveshje kuota e trajtimeve mjekësore në dispozicion rritet nga 50 në 75 në vit. Të gjitha këto trajtime janë falas dhe bëhen në spitale ushtarake.
  • Miratuar Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave.
  • Miratuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Ndërtimit si dhe për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore. Projektligji synon organizimin më të mirë të trupave inspektuese, reformën dhe rritjen e efikasitetit në këto trupa, zbatimin me të mirë të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e përgjithshme të mjedisit, për një jetë më të mirë të qytetarëve.
  • Nominuar përfaqësuesit e Qeverisë Republikës së Kosovës në Këshillin Konsultativ për Komunitete, si në vijim:
  • znj. Nurije Shala, këshilltare politike në kryeministri,
  • z. Sllavisha Mladenoviq, komisioner për gjuhët, dhe
  • z. Eros Gashi, këshilltar politik në Ministrinë e Drejtësisë;
  • Themeluar Komitetin Drejtues për mbikëqyrjen e zbatimit të projektit “Skema e Profesionistëve të Rinj” në kuadër të programeve IPA 2018 dhe IPA 2019.
  • Ndarë 45,000.00 euro për Forumin Ekonomik të Vjenës me qëllim promovimin e Republikës së Kosovës dhe një perspektivë më premtuese për bashkëpunim ekonomik në arenën ndërkombëtare.
  • Miratuar Katalogun e Vendeve të Punës për Shërbimin Civil, si kërkesë që rrjedh nga aktet normative për zyrtarë publikë. Ky katalog përmban mbi 1500 pozita si dhe klasat, grupet dhe fushat e kërkuara të arsimit për këto pozita të kategorisë profesionale. Ai lehtëson procesin e klasifikimit dhe grupimit të vendeve të punës për kategorinë profesionale në shërbimin civil.
  • Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 03/30 të datës 12 maj 2020.
  • Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor/e Ekzekutiv/e në Agjencinë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
  • Aprovuar Programin e përgatitur nga Zyra për Çështje të Komuniteteve. Ky program synim kyç e ka avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, përmes granteve e subvencioneve, dhe një hap i Qeverisë sonë në drejtim të mbështetjes financiare për mediat, OJQ-të, studentët e kategoritë e ndjeshme, për integrim të plotë e zhvillim të barabartë.
  • Miratuar koncept-dokumentin për Trajtimin e Mbeturinave.
  • Miratuar vendimin përfundimtar të shpronësimit të pronave të prekura nga realizimi i projektit “Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial Masakra e Reçakut”.

Related

Previous Post

Donald Trump kryeson në shumicën e shteteve, tregon një sondazh i ri

Next Post

Teatri Kombëtar i Kosovës triumfon në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove “SkupiFest” në Shkup

Next Post
Teatri Kombëtar i Kosovës triumfon në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove “SkupiFest” në Shkup

Teatri Kombëtar i Kosovës triumfon në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove "SkupiFest" në Shkup

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.