Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti mirëpret delegacionin e USAID: Falënderim për mbështetjen 25-vjeçare dhe fokus në zhvillim të qëndrueshëm

Qendra Info by Qendra Info
21/11/2024
in Lajme
0
Kurti mirëpret delegacionin e USAID: Falënderim për mbështetjen 25-vjeçare dhe fokus në zhvillim të qëndrueshëm
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në një takim delegacionin e USAID, të kryesuar nga Ndihmës Administratorja në Byronë për Evropë dhe Euroazi, ambasadorja Elizabeth McKee, dhe Drejtori i Misionit, James Hope, të shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të USAID, e cila këtë vit shënon 25-vjetorin e saj në Kosovë. Ai theksoi rëndësinë e ndihmës së dhënë në reformat qeveritare, përfshirë tranzicionin energjetik, prokurimin publik, luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit.

Kryeministri vuri në pah bashkëpunimin në arritjen e vlerësimit të parë kreditor sovran të Kosovës nga Fitch Ratings, një hap i rëndësishëm që, së bashku me Agjencinë e Investimeve dhe Eksportit të sapoformuar me mbështetjen e USAID, do të nxisë tërheqjen e investimeve të huaja.

Ambasadorja McKee dhe kryeministri Kurti diskutuan gjithashtu për zbatimin e projekteve ekzistuese dhe mundësitë për bashkëpunime të reja, veçanërisht në sundimin e ligjit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke theksuar angazhimin për forcimin e institucioneve dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Related

Previous Post

Rusia dhe Ukraina: Strategjia Bërthamore dhe Tensionet Hibride

Next Post

Presidentja Osmani: Patriotizmi kushtetues, baza e shtetësisë dhe e ardhmes së Kosovës

Next Post
Presidentja Osmani: Patriotizmi kushtetues, baza e shtetësisë dhe e ardhmes së Kosovës

Presidentja Osmani: Patriotizmi kushtetues, baza e shtetësisë dhe e ardhmes së Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.