Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kosova nënshkruan marrëveshje me Turqinë për prodhimin e municioneve sipas standardeve të NATO-s

Qendra Info by Qendra Info
16/12/2024
in Lajme
0
Kosova nënshkruan marrëveshje me Turqinë për prodhimin e municioneve sipas standardeve të NATO-s
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar sot një marrëveshje strategjike me kompaninë shtetërore turke të industrisë së mbrojtjes, “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE), për funksionalizimin e fabrikës së municioneve në Kosovë. Kjo fabrikë pritet të prodhojë municione të kalibrave të ndryshëm, duke respektuar standardet e NATO-s.

Marrëveshja, përveç makinerisë prodhuese, përfshin edhe trajnimin e stafit lokal, mirëmbajtjen e pajisjeve për një periudhë të caktuar kohore dhe instalimin e sistemeve të avancuara për testimin e cilësisë dhe kalibrimin.

Pas funksionalizimit, fabrika do të operojë si një ndërmarrje publike dhe do të mbajë markën “Made in Kosovo”, duke u shndërruar në një pikë kyçe për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend.

Në ceremoninë e nënshkrimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e marrëveshjes, duke e cilësuar atë si një hap të madh për industrinë e mbrojtjes në Kosovë dhe për thellimin e bashkëpunimit me Turqinë.

“Ne kemi zhvilluar ushtrime të përbashkëta me ushtrinë e Turqisë, kemi blerë pajisje, municione dhe armatime të prodhuara në Turqi. Tani, është koha që të prodhojmë bashkërisht këto produkte në vendin tonë,” tha Kurti, gjatë një takimi me delegacionin nga MKE, pak para ceremonisë zyrtare të nënshkrimit.

Ky projekt shënon një moment historik për Kosovën, pasi fuqizon kapacitetet vendore të mbrojtjes dhe krijon mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe teknologjik. Prodhimi vendor i municioneve pritet të rrisë ndjeshëm pavarësinë dhe qëndrueshmërinë e sektorit të mbrojtjes në vend, duke ndihmuar gjithashtu në përmirësimin e sigurisë rajonale.

Related

Previous Post

Nga Ursula von der Leyen te Taylor Swift: Femrat më të fuqishme në botë

Next Post

Scholz humb votëbesimin dhe hapet rruga për zgjedhje të reja

Next Post
Qeveria gjermane në prag të kolapsit? Në opinion qarkulloi një dokument jozyrtar i ministrit

Scholz humb votëbesimin dhe hapet rruga për zgjedhje të reja

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.