Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë

Qendra Info by Qendra Info
17/02/2025
in Lajme
0
Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova shënon sot 17 vite nga shpallja e pavarësisë, një ditë e rëndësishme në historinë e saj. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar këtë moment me një postim në rrjetin social Facebook, duke e cilësuar Kosovën si një shtet të lirë, të pavarur, sovran dhe të përjetshëm.

Pas ceremonisë solemne të ngritjes së flamurit, Osmani shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Ajo deklaroi se asgjë nuk mund ta ndalë ecjen përpara të Republikës.

“Është një ditë që ne ju themi faleminderit nga zemra, një falënderim të përhershëm për të gjithë ata që dhanë gjithçka, që ne sot ta festojmë këtë ditë të shenjtë e historike. Duke filluar nga arkitekti i Pavarësisë sonë, presidenti historik, dhe komandanti legjendar Adem Jashari, e deri te secili qytetar që kontribuoi me mund e gjak për këtë ditë. Kosova do të ecë përpara, sepse nuk ka asgjë që mund ta ndalë Republikën tonë të lirë, të pavarur, sovrane dhe të përjetshme. Urime!”, tha Osmani.

Në kuadër të aktiviteteve për këtë përvjetor, gjatë ditës janë planifikuar një sërë organizimesh, duke përfshirë mbledhjen festive të Qeverisë dhe parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ky përvjetor vjen në një moment politik të rëndësishëm, pasi vendi sapo ka përmbyllur një proces zgjedhor dhe ndodhet në pritje të formimit të institucioneve të reja. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti ka dalë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, por pa arritur shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e vetme.

Ndërkohë, një ditë më parë, Presidentja Osmani ka pranuar një mesazh urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Në mesazhin e tij, Trump ka përgëzuar popullin e Kosovës për rrugëtimin e tij drejt pavarësisë, duke vënë në dukje qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces.

Related

Previous Post

JD Vance kritikon BE-në dhe mbështetjen për Ukrainën – Reagon Scholz dhe Zelensky

Next Post

Marco Rubio uron Kosovën për përvjetorin e pavarësisë: SHBA-të krenare për mbështetjen e rrugëtimit tuaj demokratik

Next Post
Marco Rubio uron Kosovën për përvjetorin e pavarësisë: SHBA-të krenare për mbështetjen e rrugëtimit tuaj demokratik

Marco Rubio uron Kosovën për përvjetorin e pavarësisë: SHBA-të krenare për mbështetjen e rrugëtimit tuaj demokratik

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.