Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kqz mban mbledhje për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025

Qendra Info by Qendra Info
27/03/2025
in Lajme
0
Përplasje në mbledhjen e KQZ-së për vendimin për votat e pavlefshme të diasporës.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen e radhës sot në orën 16:00, ku në rend dite është certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Në këtë mbledhje, KQZ pritet të shqyrtojë dhe miratojë certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, si dhe zëvendësimin e të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetit. Ky proces po realizohet pas një periudhe më shumë se 40 ditore, që nga zhvillimi i zgjedhjeve.

Certifikimi i rezultateve ishte vonuar pas ankesave të partive politike lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Disa ditë më parë, KQZ miratoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, sipas të cilit Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka arritur të sigurojë mbi 390,000 vota, ose 42.30% të totalit, duke e kryesuar renditjen.

Pas LVV-së, vendin e dytë e mban Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190,000 vota, ose 20.95%. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar mbi 170,000 vota, ose 18.27%, duke u renditur e treta.

Në vendin e katërt është koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-demokrate, me mbi 66,000 vota, ose 7.06%. Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka siguruar mbi 39,000 vota, ose 4.26%.

Sipas këtyre rezultateve, LVV-ja ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 24, LDK-ja 20, Lista Serbe 9, dhe koalicioni AAK-Nisma 8 ulëse.

Related

Previous Post

Haradinaj në kurthin rus/ Publikohet biseda telefonike me dy komedianët rusë

Next Post

Zelensky shpreson se SHBA do të ‘qëndrojnë të forta’ përballë kërkesave ruse

Next Post
Zelensky prezantoi planin e shumëpritur për fitoren: çfarë përfshin ai

Zelensky shpreson se SHBA do të 'qëndrojnë të forta' përballë kërkesave ruse

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.