Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Izraeli zgjeron ofensivën në Gaza

02/04/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Izraeli zgjeron ofensivën në Gaza
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Izraeli ka njoftuar zgjerimin e operacioneve të tij ushtarake në Gaza, duke synuar të “pastrojë enklavën nga terroristët dhe infrastrukturën terroriste”, sipas Ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz. Ai theksoi se forcat izraelite do të pushtojnë një zonë të gjerë të territorit, që më pas do të aneksohet si një “zonë e sigurisë izraelite”.

Katz konfirmoi se operacionet ushtarake tashmë kanë filluar në Rafah, një qytet në jug të Gazës, ku ushtria izraelite ka urdhëruar banorët të lënë shtëpitë e tyre dhe të lëvizin në veri. Sipas zëdhënësve të ushtrisë, operacioni ka vazhduar edhe gjatë natës, duke shkaktuar viktima. Të paktën 17 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën në sulmet e fundit në Gazë, raporton CNN.

Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë palestineze, që nga rinisja e ofensivës dy javë më parë, 1,042 persona janë vrarë, ndërsa Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për krizë humanitare pasi furnizimet me ushqime në Gaza po përfundojnë.

Pas bllokimit të ndihmave humanitare dhe shkeljes së armëpushimit gati dy mujor me Hamasin, Izraeli ka intensifikuar sulmet në Gazë. Ushtria izraelite ka paralajmëruar se do të mbajë një prani të përhershme në disa zona të Gazës derisa të lirohen 24 pengjet e mbetur, të cilët besohet të jenë ende gjallë.

Rezistencë dhe shqetësime për një ofensivë afatgjatë

Izraeli ka përgatitur një operacion të gjerë në Gaza për disa javë, me udhëheqjen e një shefi të ri të shtabit, gjenerallejtënant Eyal Zamir. Ky operacion mund të nënkuptojë një angazhim afatgjatë në Gaza, por mund të ndeshet me rezistencë të fortë nga publiku izraelit, shumica e të cilëve janë pro një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve, sesa për një luftë të gjatë.

Forumi i familjeve të pengjeve izraelite ka reaguar me shqetësim ndaj njoftimit të zgjerimit të operacionit ushtarak, duke e cilësuar lajmin si “tmerrues”. Ata kanë kërkuar që Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të dalin përpara publikut dhe të shpjegojnë se si ky operacion do të ndihmojë në arritjen e objektivit të lirimit të pengjeve dhe përfundimit të luftës.

Related

Previous Post

A është ari gjerman ende i sigurt në SHBA?

Next Post

Rritja e teknologjisë së qelizave të karburantit: një zgjidhje e re në epokën e energjisë së pastër

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Oda Amerikane paralajmëron: Kosova e papërgatitur për liberalizimin e tregut të energjisë – kërkohet shtyrje e afatit

09/05/2025
AAK përkujton Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn në 27-vjetorin e rënies – Haradinaj: Do t’i nderojmë përjetë

“Ka naj testim, naj kalkulim”: Limaj deklarohet pas dështimit të tetë të seancës konstituive

Limaj kundër zgjedhjeve të reja, bën thirrje për bashkëbisedime

09/05/2025
Latifi: Ekstremizmi islamik në Kosovë është projekt serb, politikanët për një grusht vota bëjnë pakt

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Oda Amerikane paralajmëron: Kosova e papërgatitur për liberalizimin e tregut të energjisë – kërkohet shtyrje e afatit

Oda Amerikane paralajmëron: Kosova e papërgatitur për liberalizimin e tregut të energjisë – kërkohet shtyrje e afatit

09/05/2025
AAK përkujton Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn në 27-vjetorin e rënies – Haradinaj: Do t’i nderojmë përjetë

AAK përkujton Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn në 27-vjetorin e rënies – Haradinaj: Do t’i nderojmë përjetë

09/05/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info