Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Politikë

LDK definitive me VV, por edhe me të dytin me gjasë : Kryeministrinë – s’kemi drojë nga zgjedhjet

Oferta e VV për LDK u hodh poshtë nga LDK me të gjithë pezmin e mbledhur nga polarizimi i fryrë shoqëror nga partia në pushtet, me dekorin e duhur nga kreu Lumir Abdixhiku natyrisht. Pati porosi edhe për opozitën e për faktorët e jashtëm ndikues, transmeton Gazeta Metro.

Valon Arifi by Valon Arifi
08/04/2025
in Politikë
0
LDK definitive me VV, por edhe me të dytin me gjasë : Kryeministrinë – s’kemi drojë nga zgjedhjet
0
SHARES
33
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në refuzimin e ftesës së Albin Kurtit për “takim konstulativ për Qeveri të re”, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se si parti mbështesin konstituimin e Kuvendit të Kosovës më 15 prill.

Abdixhiku tha se i njeh të drejtën legjitime dhe kushtetuese partisë së parë për të ndërtuar shumicë parlamentare dhe qeveri të re – por, se në rast se Vetëvendosja dështon në këtë drejtim, i njohin “secilit” që e arrin këtë.

“LDK njeh të drejtën legjitime, demokratike dhe kushtetuese të partisë së parë për të marrë mandatin për qeverisje. Dhe në rast të dështimit të saj, njeh të drejtën e secilit për të ndërtuar shumicën”. Pastaj e mbylli atë porosi me “qëndrimet tona janë të qarta”, që javëve të fundit ishin cak i shumë kritikave.

E qartë ishte nënkryetarja e LDK’së, Doarsa Kica-Xhelili, që pak orë më vonë në Klan Kosova, e përsëriti qëndrimin se besojnë se vetëm nëse i prin LDK pranon koalicion.

“Përveç hendekun me VV…ne kemi theksuar që qëndrim tjetër është që LDK të udhëheq qeverinë. Kjo nuk është protagonizëm, dhe kjo është besim i thellë anëtarësisë tonë që vetëm përmes udhëheqjes së qeverisë nga LDK mund të shtyhet para programi jonë” – ka thënë Kica-Xhelili të martën.

Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, tha se më parë pranojnë që vendi të shkoj në zgjedhje se sa të ketë koalicione të tilla derisa po i referohej Vetëvendosjes në televizionin Kanal 10.

Related

Previous Post

Djali i hallës së Përparim Ramës uzurpon pronën në mes të Prishtinës? Fqinjët ballafaqohen me pronarin e ‘pretenduar’

Next Post

Arsenali e shkel Real Madridin në “Emirates”

Next Post
Arsenali e shkel Real Madridin në “Emirates”

Arsenali e shkel Real Madridin në “Emirates”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.