Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Fejton

Plani i Enver Hoxhës: 4000 çamë drejt luftës civile në Greqi?

Nga Prof.as. Dr. Hasan Bello/ Nga marsi 1944, deri në gusht 1945, Shqipëria e Jugut u mbush me refugjatët çamë, të cilët u dyndën në brendësi të territorit të shtetit amë, për t`i shpëtuar masakrave greke. Me mijëra banorë të të gjitha moshave, mbi të cilët po ushtrohej një nga spastrimet etnike më të egra, me shpresën se do të gjenin mbështetje te shteti shqiptar, nuk kishin asnjë zgjidhje tjetër. Por cili ishte qëndrimi i regjimit komunist dhe i Enver Hoxhës, ndaj refugjatëve çamë?

10/04/2025
in Fejton
Reading Time: 4 mins read
Plani i Enver Hoxhës: 4000 çamë drejt luftës civile në Greqi?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Propaganda komuniste ka trumbetuar dhe është mburrur gjoja me ndihmën që qeveria komuniste dhe drejtuesi i saj, i ka dhënë çamëve. Në fakt, ndihma ka qenë tepër e kufizuar. Kjo, jo vetëm për shkak të mundësive ekonomike të atyre viteve.

Por, për arsye se në qarqet drejtuese të lidershipit politik të PKSh-së, ekzistonte bindja se popullsia çame, ishte nën ndikimin e reaksionit. Me këtë nënkuptonte ndjenjat patriotike dhe kontributin e nacionalistëve çamë, të cilët kishin mbajtur një qëndrim të distancuar ndaj lëvizjes komuniste.

Pjesa dërrmuese e popullsisë çame, gjeti mbështetje te banorët e Konispolit, Shalësit dhe fshatrave përqark, duke u përhapur më pas në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Sipas dokumentacionit, 95% e tyre vuanin për strehim dhe kushtet më minimale të jetesës. Kjo për shkak të neglizhencës së administratës shtetërore, gjë, që pohohet nga Këshillat Antifashistë çamë.

Ndërsa misioni britanik në Tiranë, i raportonte eprorëve në Londër, se; refugjatët çamë ishin shpërndarë në pjesët më të varfra dhe në zonat periferike të qyteteve shqiptare. Sipas britanikëve, administrata shqiptare ishte plotësisht e ndërgjegjshme për gjendjen e tyre, por ajo nuk kishte dëshirë që t’u jepte ndihmën e nevojshme. Në raport theksohet se, shteti shqiptar kishte bërë shumë pak, për të mos thënë asgjë për refugjatët çamë!

Një ndihmë jashtëzakonisht të madhe në këtë periudhë, në mbështetje të kësaj popullsie që u largua me dhunë nga trojet e saj nga politika genocidale e shtetit grek dha UNRRA (Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rindërtim), e cila, akordoi 1.450.000 dollarë.

Një shumë e konsiderueshme për kohën. Ndërsa nga shteti shqiptar, vetëm një numri të kufizuar refugjatësh, iu dha 250 gr. bukë në ditë. Një sasi krejtësisht e pamjaftueshme.

Si pasojë e këtyre kushteve, mungesës së strehimit dhe urisë brenda pak muajve vdiqën 2755 persona, gati sa gjysma ose më tepër se numri i mbi 5000 çamëve që masakruan grekët.

Nuk mjaftuan këto, por regjimi komunist, duke nisur nga viti 1947, krijoi një komision hetimor për krimet e kryera nga “bashkëpunëtorët” e okupatorëve italianë e gjermanë në Çamëri. Kjo fushatë kishte dy qëllime: të eliminonte elementët nacionalistë, gjoja në emër të bashkëpunimit me pushtuesit nazifashistë dhe të ushtronte presion mbi ata persona, që nuk i bindeshin instrumentalizimit politik nga regjimi komunist.

Organet shtetërore filluan të mbledhin deklarata nga një pjesë e emigrantëve çamë, kundër pjesës tjetër, për të vërtetuar gjoja bashkëpunimin e tyre me gjermanët. Në bazë këtyre deponimeve, u goditën njerëz të pafajshëm dhe u zhvillua një proces diferencimi ideologjik, i cili mbolli përçarje.

Kjo politikë antikombëtare kishte një prapaskenë politike, e cila i kishte rrënjët në bashkëpunimin e bisedimet e fshehta të regjimit komunist dhe Enver Hoxhës, me Partinë Komuniste Greke dhe palët e përfshira në konfliktin civil në Greqi. Sipas marrëveshjes së dakordësuar mes palëve të mësipërme, shteti shqiptar, duhej të mobilizonte 3000-4000 refugjatë çamë.

Por me gjithë angazhimin e administratës dhe mekanizmave partiakë, çamët u treguan largpamës. Ata nuk pranuan të bëheshin palë në luftën civile, që kishte shpërthyer në Greqi. Sipas raporteve të Sigurimit të Shtetit, ata deklaronin se; “ne nuk u besojmë grekëve”, “ne mund të luftojmë vetëm me flamurin e Ushtrisë Shqiptare”, etj.

Pas shumë përpjekjeve, u arrit të mobilizoheshin vetëm 130 persona. Ky dështim u shoqërua me persekutimin dhe propagandën antishqiptare, kinse për “pabesinë e çamëve”. (Në fakt të pabesë u treguan komunistët, të cilët për 45 vite, masakruan jo vetëm shqiptarët, por dhe njëri-tjetrin, duke përdorur metoda monstruoze, çnjerëzore dhe procese të montuara gjyqësore).

Një akt tjetër i paprecedentë, ishte vendimi i qeverisë komuniste në pranverë të vitit 1953, për ndërrimin e shtetësisë së çamëve, pa marrë parasysh pikëpamjet dhe dëshirat e tyre. Kjo u bë në mënyrë të fshehtë dhe pa u bërë e ditur zyrtarisht.

Madje, në kundërshtim edhe me sugjerimet e Byrosë Juridike të Kuvendit Popullor, e cila i raportoi Këshillit të Ministrave, se heqja e shtetësisë greke, ishte në kundërshtim me të drejtën publike ndërkombëtare. Edhe sot ky vendim, ka pasoja të rënda për perspektivën e zgjidhjes juridike të çështjes çame.

Përgjatë regjimit komunist çamët dhe kosovarët, ishin dy kategoritë kryesore në fokus të organeve policore dhe Sigurimit të Shtetit, si persona të dyshuar kundër regjimit dhe për rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Asnjë ministër dhe drejtues i nivelit të lartë, nuk u lejua të vinte nga këto krahina, për të cilat, shteti shqiptar për 45 vjet me radhë, nuk e ngriti zërin në asnjë forum ndërkombëtar. Fatkeqësisht, heshtja vazhdon! Memorie.al – marre nga Panorama.com/

Related

Previous Post

Moti sot në Kosovë dhe rajon

Next Post

Begaj sot në Kosovë, takon shefat e grupeve parlamentare

Next Post
Begaj sot në Kosovë, takon shefat e grupeve parlamentare

Begaj sot në Kosovë, takon shefat e grupeve parlamentare

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

SAP: Inteligjenca Artificiale si Shtyllë Themelore e Transformimit Dixhital të Suksesshëm

SAP: Inteligjenca Artificiale si Shtyllë Themelore e Transformimit Dixhital të Suksesshëm

15/06/2025
Kupola e Hekurt e Izraelit: Roli Jetik i Telekomunikacioneve në Mbrojtjen Moderne

Kupola e Hekurt e Izraelit: Roli Jetik i Telekomunikacioneve në Mbrojtjen Moderne

15/06/2025
Nuk mjafton palestra: Ja pse disa njerëz e kanë të vështirë të ndërtojnë muskuj, edhe pse ushtrohen rregullisht

Nuk mjafton palestra: Ja pse disa njerëz e kanë të vështirë të ndërtojnë muskuj, edhe pse ushtrohen rregullisht

15/06/2025
Çfarë të hani (dhe çfarë të shmangni) gjatë trajtimit me antibiotikë – Lista e plotë

Çfarë të hani (dhe çfarë të shmangni) gjatë trajtimit me antibiotikë – Lista e plotë

15/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

SAP: Inteligjenca Artificiale si Shtyllë Themelore e Transformimit Dixhital të Suksesshëm

SAP: Inteligjenca Artificiale si Shtyllë Themelore e Transformimit Dixhital të Suksesshëm

15/06/2025
Kupola e Hekurt e Izraelit: Roli Jetik i Telekomunikacioneve në Mbrojtjen Moderne

Kupola e Hekurt e Izraelit: Roli Jetik i Telekomunikacioneve në Mbrojtjen Moderne

15/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info