Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti takon Odën Ekonomike të Bosnje dhe Hercegovinës

Qendra Info by Qendra Info
25/04/2025
in Lajme
0
Kurti takon Odën Ekonomike të Bosnje dhe Hercegovinës
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim një delegacion të Odës Ekonomike të Bosnje dhe Hercegovinës, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, dhe shefin e stafit, Luan Dalipi.

Në fillim të takimit, kryeministri Kurti theksoi se ky bashkëbisedim simbolizon përkushtimin e përbashkët për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe për të nxitur prosperitetin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve.

Ai vlerësoi potencialin e komuniteteve të biznesit në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë, duke theksuar se ato mund të luajnë rol kyç në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe krijimin e partneriteteve investuese me përfitime të ndërsjella.

“Nëpërmjet rritjes së flukseve tregtare dhe reduktimit të barrierave logjistike, krijojmë një mjedis më të përshtatshëm për biznes dhe bashkëpunim të qëndrueshëm ekonomik,” tha Kurti.

Po ashtu, kryeministri përmendi vendimin e Qeverisë së Kosovës për të lejuar në mënyrë të njëanshme hyrjen e qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës në territorin e Kosovës me letërnjoftime biometrike, vendim që hyn në fuqi më 1 janar 2025. Sipas tij, kjo është një nismë që do të lehtësojë lëvizjen e lirë dhe do të përmirësojë marrëdhëniet ndërshtetërore.

Related

Previous Post

LDK përkujton Ismet Rracin në 24-vjetorin e vrasjes

Next Post

Trump: Krimea do të mbetet e Rusisë, Lufta në Ukrainë është “Lufta e Bidenit”

Next Post
Amerika ia rrit në 145 për qind tarifat Kinës

Trump: Krimea do të mbetet e Rusisë, Lufta në Ukrainë është “Lufta e Bidenit”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.