Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

26 vjet nga rënia heroike e komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra

Qendra Info by Qendra Info
30/04/2025
in Lajme
0
26 vjet nga rënia heroike e komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot shënohen 26 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, njëri ndër figurat e para të celulave të UÇK-së dhe pjesëmarrës i të gjitha betejave në Drenicë dhe rrethinë.

Ilaz Kodra lindi më 3 maj 1966 në lagjen Kodra të Prekazit. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa tetëvjeçaren dhe gjimnazin në Skenderaj. Pas shkollës së mesme, ai vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë. Kodra kreu shërbimin ushtarak të detyrueshëm në Slloveni, përpara se t’i bashkohej rezistencës çlirimtare kundër forcave serbe.

Gjatë muajit prill të vitit 1999, në një periudhë kur forcat serbe po kryenin krime të rënda kundër popullsisë civile të Kosovës, të ndihmuara nga ofensivat ajrore të NATO-s, Ilaz Kodra mori lajmin për përpjekjet e armikut për të sulmuar fshatrat Verboc dhe Shtuticë. Ai u nis menjëherë për t’u dalë në ndihmë banorëve të rrezikuar.

Mëngjesin e 30 prillit 1999, rreth orës 05:30, filloi një ofensivë e ashpër nga forcat serbe, të cilat kishin rrethuar zonën në formë patkoi. Në përballje të drejtpërdrejtë me armikun, Ilaz Kodra ra heroikisht në fshatin Shtuticë, duke dhënë jetën për lirinë e atdheut.

Në nder të veprës së tij dhe kujtimit të të rënëve për liri, Komuna e Drenasit dhe ajo e Skenderajt organizojnë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, si dhe ceremoninë e zbulimit të pllakave përkujtimore në fshatrat Shtuticë dhe Gllobar.

Related

Previous Post

Rubio përsërit paralajmërimin: SHBA-të mund të tërhiqen nga negociatat për Ukrainën nëse nuk ka përparim konkret

Next Post

Drejtuesit e veriut dalin kundër përjashtimit të 4 Komunave nga shtrenjtimi i rrymës

Next Post
Drejtuesit e veriut dalin kundër përjashtimit të 4 Komunave nga shtrenjtimi i rrymës

Drejtuesit e veriut dalin kundër përjashtimit të 4 Komunave nga shtrenjtimi i rrymës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.