Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Deliu: Rënia e Kosovës në vendin e 99-të është ditë e zezë për lirinë e shprehjes, VV ka instaluar regjim linçimi e frikësimi

02/05/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Deliu: Rënia e Kosovës në vendin e 99-të është ditë e zezë për lirinë e shprehjes, VV ka instaluar regjim linçimi e frikësimi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ashpër pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij, sipas të cilit Kosova ka rënë në vendin e 99-të në ranglistën globale për lirinë e shprehjes. Ajo ka akuzuar Qeverinë Kurti për ndërtimin e një “regjimi linçimi dhe frikësimi”, duke e cilësuar këtë si një nga momentet më të errëta në historinë e shtetit.

Në një konferencë për media, Deliu-Kodra theksoi se rënia e Kosovës nga vendi i 56-të në vitin 2023, në vendin e 75-të në 2024, për të përfunduar në vendin e 99-të sivjet, është një tregues alarmant për lirinë e fjalës në vend.

“Kjo është renditja më e ulët që ka pasur ndonjëherë Kosova. Një rënie dramatike që nuk është thjesht rrëshqitje, por rrënim i qëllimshëm. Për këtë gjendje, raporti e bën të qartë se përgjegjëse është Qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosje”, deklaroi ajo.

Deputetja e PDK-së tha se kjo rënie është ndjerë në të gjitha nivelet e shoqërisë – nga gazetarët që, sipas saj, janë sulmuar, deri te qytetarët që janë linçuar publikisht. Sipas saj, Qeveria ka ndërtuar një mekanizëm propagandistik që synon të shuajë çdo zë kritik, veçanërisht në rrjetet sociale.

“Kemi një pushtet që frikësohet nga fjala, sepse e di që nuk ka të drejtë. Dhe një pushtet që nuk ka të drejtë, nuk ka as të ardhme”, tha Deliu-Kodra.

Ajo shtoi se Kosova është viktimë e një qeverisjeje të dështuar që po shënon rënie në çdo indikator – ekonomik, social dhe të sigurisë.

Duke e krahasuar situatën në Kosovë me atë në Serbi, Deliu-Kodra vuri në pikëpyetje pozicionin e Kryeministrit Albin Kurti: “Nëse dikur jemi pajtuar me Kurtin që Vuçiq është autokrat, sot kur Kosova renditet më keq se Serbia për lirinë e shprehjes, çfarë mbetet të themi për të?”

Në fund, ajo u zotua se opozita do të vazhdojë të ngrejë zërin për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe për të kthyer atë si themel të Republikës së Kosovës.

Related

Previous Post

Gjermania shpall AfD-në grup ekstremist të krahut të djathtë

Next Post

Kryeministri Rama pret në Tiranë Mbretin e Jordanisë Abdullah II

Next Post
Kryeministri Rama pret në Tiranë Mbretin e Jordanisë Abdullah II

Kryeministri Rama pret në Tiranë Mbretin e Jordanisë Abdullah II

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!

6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!

01/07/2025
Këto janë shenjat kryesore të dehidratimit

Këto janë shenjat kryesore të dehidratimit

01/07/2025
Trump paralajmëron armëpushim në Gaza brenda javës së ardhshme

Plani me 5 pika i Trumpit për Gazën

01/07/2025
Jepet tenderi milionësh për urat e reja mbi Ibër, sot vendoset gurthemeli

Jepet tenderi milionësh për urat e reja mbi Ibër, sot vendoset gurthemeli

01/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!

6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!

01/07/2025
Këto janë shenjat kryesore të dehidratimit

Këto janë shenjat kryesore të dehidratimit

01/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info