Kryeministri Edi Rama priti sot në një vizitë zyrtare në Tiranë Mbretin e Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein. Vizita vjen në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Jordanisë.
Më herët gjatë ditës, Mbretin Abdullah II e priti Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Gjatë takimit, dy krerët e shtetit diskutuan për thellimin e dialogut politik dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.
Përfaqësuesit e të dyja palëve u angazhuan gjithashtu për të forcuar bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe shkëmbyen mendime mbi sfidat aktuale dhe perspektivat e agjendës globale.