Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pas raportimit të Nacionale, AKA nis monitorimin ndaj prodekanit Lulzim Rashiti në UKZ

Agjencia e Kosovës për Akreditim ka iniciuar procedurën e monitorimit për profesorin Lulzim Rashiti, njëherësh edhe prodekanin në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, pas raportimeve në Gazetën Nacionale.

Valon Arifi by Valon Arifi
02/05/2025
in Lajme
0
Pas raportimit të Nacionale, AKA nis monitorimin ndaj prodekanit Lulzim Rashiti në UKZ
0
SHARES
47
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Rashiti tashmë është konfirmuar edhe nga vet AKA-ja se i është mundësuar të bëhet bartës i programit “Marketing dhe Menaxhim i Shitjes”, pa nënshkruar “Deklaratën nën Betim” në AKA, të cilën janë të obliguar ta nënshkruajnë i gjithë stafi akademik.

Por, çfarë kishte ndodhur?

Disa javë më parë, Gazeta Nacionale ka raportuar rreth angazhimit të prodekanit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Lulzim Rashiti, i cili dyshohej se ishte angazhuar si prodekan në Kosovë, njëkohësisht duke mbajtur edhe pozitën e përfaqësuesit të Odës Ekonomike të Serbisë në Bujanoc.
Krejt kjo, dyshohet se ka ndodhur në kundërshtim me Ligjin e Punës së Republikës të Kosovës, por edhe me rregulloren e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, e cila në rastin e prodekanit Lulzim Rashiti, e kishte lejuar të njëjtin që të bëhej bartës i programit “Marketing dhe Menaxhim i Shitjes” në vitin 2024. Kjo pasi që çdo bartës programi, i nënshtrohet procedurave në AKA për t’u bërë bartës të një programi, ku obligohen të nënshkruajnë edhe “Deklaratë nën Betim”, e cila konfirmon se nënshkruesi është i vetëdijshëm që Ligji i Punës në Republikën e Kosovës, lejon një marrëdhënie të rregullt të punës dhe nënshkruesi njëkohësisht konfirmon që marrëdhënia e tij e rregullt e punës në institucionit përkatës është konform Udhëzimit Administrativ për Akreditim Nr.15/2018 dt.28.09.2018.

Në “Deklaratën nën Betim”, nënshkruesi gjithashtu konfirmon se është i vetëdijshëm që deklarata e rreme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, paraqet vepër penale.

Kjo “Deklaratë nën Betim”, do të duhej të ishte nënshkruar edhe nga prodekani Lulzim Rashiti, si i gjithë stafi akademik i angazhuar që e kishin nënshkruar, por kjo çuditërisht nuk kishte ndodhur.

Këtë e kishte konfirmuar vet Agjencia e Kosovës për Akreditim, e cila në një përgjigje për Gazetën Nacionale kishte deklaruar se Lulzim Rashiti, nuk e kishte nënshkruar “Deklaratën nën Betim”, siç janë të obliguar ta bëjnë i gjithë stafi akademik, por e kishte dorëzuar atë në AKA të pa nënshkruar.

Pasi që Gazeta Nacionale kishte kërkuar përgjigje nga AKA-ja, pse e kishte lejuar Lulzim Rashitin, ndryshe nga të tjerët, të bëhej bartës programi në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, në kundërshtim me Ligjin dhe Udhëzimin Administrativ, AKA-ja së fundmi ka iniciuar procedurën e monitorimit për profesorin Lulzim Rashiti.

“Konform Rregullores për Monitorim dhe Procedura Pasakredituese, Agjencia e Kosovës për Akreditim ka iniciuar procedurën e monitorimit për profesorin Lulzim Rashiti në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Procedura është në vijim konform të gjitha rregullave tona të brendshme dhe posa të përfundojë, do të informoheni me kohë.” – thuhet në përgjigjen e AKA-së për Gazetën Nacionale.

Gazeta Nacionale së fundmi ka raportuar edhe për disa veprime të tjera në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, të cilat dyshohet se përbëjnë shkelje ligjore.

Nga Prokuroria nuk kanë bërë ende të ditur nëse kanë nisur hetime rreth këtyre rasteve.

Related

Previous Post

“Përballë akuzave për korrupsion, Berisha punëson grupin e lobimit të lidhur me Trump”, revista “Mother Jones”: Garant i 6 milionë USD, një 73-vjeçar

Next Post

Xavi favorit për të zëvendësuar Postecoglou te Tottenham

Next Post
Xavi favorit për të zëvendësuar Postecoglou te Tottenham

Xavi favorit për të zëvendësuar Postecoglou te Tottenham

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.