Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Putin: Deri më tani nuk ka pasur nevojë për armë bërthamore – dhe shpresoj të mos ketë asnjëherë

04/05/2025
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
Putin: Deri më tani nuk ka pasur nevojë për armë bërthamore – dhe shpresoj të mos ketë asnjëherë

Russia's President Vladimir Putin delivers a speech during a ceremony to present the all-Russian municipal award "Service" in Moscow, Russia, April 21, 2025. Sputnik/Ramil Sitdikov/Pool via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY.

0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia deri më tani nuk ka parë nevojë për të përdorur armë bërthamore në luftën në Ukrainë, dhe shpreson që kjo të mos ndodhë as në të ardhmen.

“Deri më tani nuk ka pasur nevojë për të përdorur armë bërthamore dhe shpresoj se nuk do të ketë asnjëherë,” – tha Putin në një intervistë të paralajmëruar për televizionin shtetëror rus.

Deklarata u bë publike në një trailer të intervistës që do të transmetohet përpara 80-vjetorit të fitores ndaj fashizmit, i cili do të shënohet me një paradë të madhe ushtarake më 9 maj në Moskë.

Putin theksoi se Rusia ka “forcë të mjaftueshme për ta çuar luftën në Ukrainë drejt një përfundimi logjik, me rezultatin që kërkon Moska.” Ai përsëriti qëndrimin se, megjithë frikën ndërkombëtare për një përshkallëzim bërthamor, një vendim i tillë nuk është marrë dhe se një skenar i tillë mbetet i padëshirueshëm.

Frika për një konflikt bërthamor ka qenë prezente që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Ish-drejtori i CIA-s, William Burns, pati paralajmëruar në fund të atij viti se ekzistonte një mundësi reale që Rusia të përdorte armë bërthamore kundër Ukrainës.

Rusia ka shpallur një armëpushim të përkohshëm nga data 8 deri më 10 maj, me rastin e përvjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka kundërshtuar këtë propozim, duke kërkuar një armëpushim të plotë prej së paku 30 ditësh. Ai theksoi se Rusia duhet të garantojë sigurinë e qytetarëve që do të marrin pjesë në paradë.

Ndërkohë, Presidenti kinez Xi Jinping pritet të vizitojë Rusinë gjatë datave 7-10 maj dhe do të marrë pjesë në ceremoninë ushtarake në Moskë, sipas njoftimit të Kremlinit. I ftuar në paradë është edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndonëse Brukseli ka paralajmëruar liderët e vendeve evropiane që ruajnë afërsi me Kremlinin se pjesëmarrja në këtë ngjarje do të kishte pasoja politike.

Vuçiç, i cili u kthye para kohe nga një vizitë në SHBA për shkak të dhimbjeve të forta në gjoks, ka ngjallur spekulime në media nëse gjendja shëndetësore është edhe një arsyetim për të shmangur pjesëmarrjen në paradën në Moskë.

Në të njëjtën kohë, raportohet se edhe kryeministri sllovak Robert Fico është prekur nga probleme shëndetësore, duke rritur spekulimet rreth pjesëmarrjes së liderëve të caktuar në këtë ngjarje me rëndësi të lartë simbolike për Rusinë.

Related

Previous Post

Presidenti Zelensky vizitë zyrtare në Republikën Çeke: Fokus në municionet dhe bashkëpunimin ushtarak

Next Post

16 të vrarë, përfshirë tre fëmijë, në sulmet izraelite në Gaza – vazhdon kriza humanitare

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

“Liri a vdekje” rikthehet në ekran – Filmi i vitit 1979 i restauruar dhe gati për premierë në TIFF 2025

04/07/2025
Gjermania kërkon mbështetje nga SHBA për mbrojtjen ajrore të Ukrainës – Bisedë telefonike mes kancelarit Merz dhe presidentit Trump

Kapja e ndërmarrjeve, Salih Zybës i punësohet gruaja në Ibër-Lepenc

Forcohet Ushtria e Kosovës – 18 oficerë të rinj i bashkohen Forcës së Sigurisë

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

“Liri a vdekje” rikthehet në ekran – Filmi i vitit 1979 i restauruar dhe gati për premierë në TIFF 2025

“Liri a vdekje” rikthehet në ekran – Filmi i vitit 1979 i restauruar dhe gati për premierë në TIFF 2025

04/07/2025
Gjermania kërkon mbështetje nga SHBA për mbrojtjen ajrore të Ukrainës – Bisedë telefonike mes kancelarit Merz dhe presidentit Trump

Gjermania kërkon mbështetje nga SHBA për mbrojtjen ajrore të Ukrainës – Bisedë telefonike mes kancelarit Merz dhe presidentit Trump

04/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info