Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Mickoski paralajmëron takim me Taravarin: Marrëveshja me BDI-në do të ishte e papranueshme

05/05/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Mickoski paralajmëron takim me Taravarin: Marrëveshja me BDI-në do të ishte e papranueshme
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka njoftuar se pritet të zhvillojë një takim me ministrin Arben Taravari për të diskutuar për funksionimin e tij të mëtejshëm në Qeveri dhe për mundësinë e një bashkëpunimi të Aleancës për Shqiptarët me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) në zgjedhjet lokale të tetorit.

Mickoski theksoi se një marrëveshje e mundshme mes partisë së Taravarit dhe BDI-së do të ishte e papranueshme për të, duke nënvizuar se kjo do të përbënte “vetëposhtërim politik” dhe një mbështetje të heshtur nga ana e BDI-së, që nuk është në përputhje me parimet e tij si kryeministër.

“Në takim dua qartë të dëgjoj një qëndrim nëse është e vërtetë që ekziston një marrëveshje mes partisë së Taravarit dhe BDI-së, që në pesë ose gjashtë komuna të mos paraqiten kandidatë nga BDI, duke mbështetur në heshtje kandidatët e Taravarit. Kjo është e papranueshme për mua”, tha Mickoski gjatë një deklarate për media pas përkujtimit të 122-vjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit.

Ai sqaroi se takimi pritet të zhvillohet brenda javës, ndoshta ditën e nesërme, duke shtuar se ai dhe Taravari kanë komunikim të përditshëm si pjesë e bashkëpunimit qeveritar.

Në vijim të zhvillimeve politike, Mickoski njoftoi se në gjysmën e dytë të muajit maj do të paraqesë para Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së listën e kandidatëve për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të planifikuara në tetor.

Ndërkohë, Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Taravari, ka vendosur të garojë me listat e veta për këshilltarë në zgjedhjet lokale, një vendim që ka shkaktuar ndarje brenda Koalicionit VLEN. Partnerët e këtij koalicioni kanë vendosur ta transformojnë atë në një subjekt të përbashkët politik, por pa pjesëmarrjen e Aleancës, duke e akuzuar Taravarin për kontakte të fshehta me opozitën shqiptare, BDI-në.

Related

Previous Post

SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për krijimin e një fondi të përbashkët investimesh dhe rindërtimi

Next Post

Trump paralajmëron rihapjen e Alcatrazit si simbol të rendit dhe drejtësisë

Next Post
Trump paralajmëron rihapjen e Alcatrazit si simbol të rendit dhe drejtësisë

Trump paralajmëron rihapjen e Alcatrazit si simbol të rendit dhe drejtësisë

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Nesër do të jetë dita më e nxehtë në Shqipëri

Nesër do të jetë dita më e nxehtë në Shqipëri

03/07/2025
Putini – Trumpit: Nuk tërhiqem nga qëllimet në Ukrainë

Putini – Trumpit: Nuk tërhiqem nga qëllimet në Ukrainë

03/07/2025
I denoncuar për ngacmim seksual, i shkarkuar për shkak të tenderave: Universiteti i Pejës emëron, Besfort Krasniqin, Sekretar të Përgjithshëm

I denoncuar për ngacmim seksual, i shkarkuar për shkak të tenderave: Universiteti i Pejës emëron, Besfort Krasniqin, Sekretar të Përgjithshëm

03/07/2025
Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Deklarata më e poshtër, e padrejtë të merret me ata që janë në Hagë

Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Deklarata më e poshtër, e padrejtë të merret me ata që janë në Hagë

03/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Nesër do të jetë dita më e nxehtë në Shqipëri

Nesër do të jetë dita më e nxehtë në Shqipëri

03/07/2025
Putini – Trumpit: Nuk tërhiqem nga qëllimet në Ukrainë

Putini – Trumpit: Nuk tërhiqem nga qëllimet në Ukrainë

03/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info