Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bashkësia Islame e Kosovës dënon përpjekjet për keqpërdorimin e fesë për spiunazh dhe ideologji ekstreme

Ardian Emini by Ardian Emini
09/05/2025
in Lajme
0
Bashkësia Islame e Kosovës dënon përpjekjet për keqpërdorimin e fesë për spiunazh dhe ideologji ekstreme
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas arrestimit të një personi të dyshuar për spiunazh, përhapje të ideologjive ekstremiste dhe bashkëpunim me shërbimet sekrete serbe, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka reaguar me një mesazh të fuqishëm në hutben e ditës së sotme, duke dënuar ashpër çdo përpjekje për instrumentalizimin e fesë islame në dëm të shtetit dhe shoqërisë kosovare.

Me rekomandim të Kryetarit të Kryesisë së BIK-ut, Myftiut Naim ef. Tërnava, në hutben e së premtes është theksuar se rasti i raportuar përfshin një person që ka keqpërdorur fenë për të përhapur rryma devijante tek të rinjtë, duke shërbyer interesave të Serbisë dhe duke cenuar imazhin e pastër të fesë islame.

Sipas mesazhit, i dyshuari kishte shkuar edhe në Siri, në një luftë që, siç thuhet, nuk ka pasur lidhje me Islamin e vërtetë, por është shfrytëzuar për agjenda armiqësore ndaj fesë dhe shtetit.

“Islami është fe e paqes dhe e drejtësisë. Tradhtia ndaj shtetit, fesë dhe kombit është një nga mëkatet më të mëdha,” u theksua në mesazh, ku u përshëndet puna e institucioneve të sigurisë dhe u bë thirrje për vigjilencë ndaj rrymave të dyshimta fetare.

BIK u bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht të rinjve, që të marrin mësime fetare vetëm nga imamët e autorizuar dhe në xhamitë zyrtare, duke shmangur individë anonimë dhe platforma të dyshimta që mund të fshehin agjenda të rrezikshme.

“Dashuria për atdheun është pjesë e besimit, ndërsa mbështetja për shtetin është obligim fetar dhe qytetar,” theksohet më tej.

Bashkësia Islame përfundoi mesazhin me një thirrje për unitet dhe kujdes të shtuar përballë çdo përpjekjeje për përçarje, duke rikujtuar se mbrojtja e paqes, bashkëjetesës dhe identitetit kombëtar është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë besimtarëve.

Related

Previous Post

Ngjarje tragjike në Prishtinë: Dyshohet se goditi me thikë të dashurën dhe më pas u gjet i vdekur

Next Post

Hysni Gucati: Më Refuzuan Vizitën në Hagë pa Asnjë Arsyetim Zyrtar

Next Post
Hysni Gucati: Më Refuzuan Vizitën në Hagë pa Asnjë Arsyetim Zyrtar

Hysni Gucati: Më Refuzuan Vizitën në Hagë pa Asnjë Arsyetim Zyrtar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.