Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Fejton

“Evlija Çelebi – Udhëtari i Madh i Perandorisë Osmane që Lëvizi Botën me ‘Librin e Udhëtimeve’”

Evlija Çelebi (1611-1684) ishte funksionar i lartë i oborrit të sulltanit me detyrën e inspektorit për të raportuar për gjendjen e krahinave të Perandorisë Osmane. Gjatë viteve 1640-1676 bëri udhëtime të shumta në viset e Perandorisë Osmane e në vendet fqinje të saj dhe hartoi veprën në 10 vëllime në gjuhën turke “Sejjahnname” (Libri i udhëtimeve) të cilën e përfundoi në Kajro.

15/05/2025
in Fejton
Reading Time: 3 mins read
“Evlija Çelebi – Udhëtari i Madh i Perandorisë Osmane që Lëvizi Botën me ‘Librin e Udhëtimeve’”

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90

0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Evlija Çelebi ka udhëtuar në Shqipëri 3 herë. Udhëtimin e parë e bëri në Kosovë në dhjetor të vitit 1660, në Shqipërinë e Veriut, ndërsa në nëntor të vitit 1670 nëpër Shqipërinë e Jugut. Vepra është burim kryesor me vlera të rëndësishme për kohën. Ajo përmban material të pasur për historinë, gjeografinë, folklorin dhe kulturën e krahinave që vizitoi. Vepra ka rëndësi shoqërore, ekonomike e politike për historinë e Shqipërisë.

JA ÇKA SHKRUHET NË KËTË VEPËR

“Qyteti i Delvinës ndodhet në një fushë të hapur dhe shtëpitë janë aq larg nga njëra-tjetra sa distanca e një shigjete të hedhur. Nëse një shtëpi sulmohet nga banditët, komshinjtë e marrin vesh. Për këtë arsye të gjitha shtëpitë kanë një kullë të madhe me një portë të hekurt dhe me mure të trasha e të forta.

Të panumërta janë pemët e limonëve, portokalleve, fiqve, ullinjve, shegëve dhe qiparisave, të cilat stolisin zonat e pakultivuara dhe kopshtet frutore të qytetit.

Shumë të njohura ndër ushqimet e pijet janë simitet e bardha shqiptare (simid), bukë e hollë e bardhë (pogaçe) dhe vera e kuqe.”

“Kalaja e Delvinës u themelua së pari nga spanjollët. Më pas, venedikasit e shtinë në dorë me dredhi. Sulltan Bajazidi II i Shenjti ua mori venedikasve në vitin 1419, mirëpo ajo ra përsëri në dorë të të pafeve. Kur Sulltan Sulejmani shkoi në fushatën e Korfuzit në vitin 1537 veziri i madh Ajas Pasha, shqiptar nga prejardhja, u emërua kryekomandant dhe kalaja e Delvinës u pushtua drejtpërdrejt prej tij e u bë kryeqendër.”

“Edhe sot Delvina është sanxhak më vete në vilajetin e Rumelisë. Ajo është has, për të cilin beu merr një të ardhur 157.132 akçe prej Sulltanit.

Ka 24 zeamete dhe 155 timare. Ka vetëm një allajbej e një çeribash. Në kohë lufte, beu është i detyruar me ligj të nxjerrë 2200 ushtarë, ndër ta edhe shoqërues shërbimi të armatosur. Ka një kadi me nivel page prej 180 akçesh.”

“Popullsia jeton pa i munguar gjë, shumica me ullinj dhe vaj ulliri, të cilin e eksportojnë dhe e shesin në vilajetet e tjera. Të rinj e të moshuar, të mëdhenj e të vegjël, të kamur e të varfër të gjithëve u skuq fytyra nga shëndeti, sepse janë trima e luftëtarë të dhënë pas të ngrënit, pijes e gostive. Djemtë e rinj dhe nxënësit e shkollave fetare janë vërtet të pabindur dhe kokëshkretë. Taksa mbretërore që siguron beu arrin shumën 459.200 akçe. Ka 19 zeamete e 205 timarë. Sipas ligjit, duke e llogaritur mbi bazën e të ardhurave, Shkodra nxjerr 4000 ushtarë… Kjo fuqi, në kohë lufte, vihet nën komandën e vezirit të Rumelisë dhe të kolonëve të tij. Luftëtarët e Shkodrës kanë qenë bashkë me ne dhe janë treguar trima të vërtetë në luftën e Ardelit.”

“Pashai i Shkodrës ka 40 qese të ardhura. Ai i siguron qetësinë vendit me anën e 1000 bejlerëve që ka nën urdhrin e vet.”/Gazeta Panorama 

Related

Previous Post

E enjtja sjell mot të ngrohtë në Kosovë dhe rajon, reshje shiu në mbrëmje

Next Post

Seanca Konstituive për Kuvendin e Kosovës Dështoi Përsëri

Next Post
Seanca Konstituive për Kuvendin e Kosovës Dështoi Përsëri

Seanca Konstituive për Kuvendin e Kosovës Dështoi Përsëri

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

LDK propozon qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare si zgjidhje për krizën politike

LDK propozon qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare si zgjidhje për krizën politike

15/05/2025
Taravari jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i Ministrit të Shëndetësisë

Taravari jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i Ministrit të Shëndetësisë

15/05/2025
Kryeministri Rama pret Presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa: “Mik im, urime!”

Kryeministri Rama pret Presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa: “Mik im, urime!”

15/05/2025
Presidentja Osmani paralajmëron ndërhyrje kushtetuese nëse zvarritet konstituimi i Kuvendit

Presidentja Osmani paralajmëron ndërhyrje kushtetuese nëse zvarritet konstituimi i Kuvendit

15/05/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

LDK propozon qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare si zgjidhje për krizën politike

LDK propozon qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare si zgjidhje për krizën politike

15/05/2025
Taravari jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i Ministrit të Shëndetësisë

Taravari jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i Ministrit të Shëndetësisë

15/05/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info