Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Presidentja Osmani paralajmëron ndërhyrje kushtetuese nëse zvarritet konstituimi i Kuvendit

Qendra Info by Qendra Info
15/05/2025
in Lajme
0
Presidentja Osmani paralajmëron ndërhyrje kushtetuese nëse zvarritet konstituimi i Kuvendit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot një konferencë për media pas takimit me krerët e partive politike, ku ka shprehur shqetësimin për bllokimin e konstituimit të Kuvendit, një muaj pas seancës së parë.

Në fjalën e saj, Osmani bëri të ditur se në orët e pasdites do të zhvillojë takime edhe me përfaqësuesit e partive të komuniteteve pakicë, para se të udhëtojë për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

“Arsyeja pse po flas tani dhe jo pas takimit me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë është se menjëherë më duhet të udhëtoj për në Tiranë,” tha Osmani, duke nënvizuar se temat e diskutimit në takimin me liderët e partive kryesore kishin të bënin kryesisht me bllokimin institucional.

Presidentja theksoi se, edhe pas 16 përpjekjesh, Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe me pasoja të drejtpërdrejta për vendin dhe qytetarët.

“Nëse ka nevojë, nga java e ardhshme do të nis takime individuale me liderët politikë. Këto nuk janë konsultime për krijimin e qeverisë – kjo u takon partive – por diskutime për rrugën përpara drejt funksionalizimit të Kuvendit,” sqaroi Osmani.

Ajo shtoi se takimi ishte konstruktiv dhe i respektueshëm, dhe se ekziston vullnet i përgjithshëm për të gjetur një zgjidhje. Megjithatë, paralajmëroi se nëse bllokada vazhdon, është e gatshme ta adresojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Tymi i bardhë del vetëm kur Kuvendi konstituohet. Nëse procesi zvarritet pafundësisht, do të shqyrtoj mundësinë e dërgimit të çështjes në Kushtetuese,” theksoi ajo, duke lënë të hapur edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja, nëse nuk arrihet pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit.

Related

Previous Post

Raporti i BE-së për Zgjedhjet në Kosovë: Ndërhyrjet e Jashtme dhe Rekomandime për Reforma

Next Post

Kryeministri Rama pret Presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa: “Mik im, urime!”

Next Post
Kryeministri Rama pret Presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa: “Mik im, urime!”

Kryeministri Rama pret Presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa: “Mik im, urime!”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.