Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Macron shpreson për rifillimin e dialogut Kosovë–Serbi: BE-ja kërkon hapa konkretë

Qendra Info by Qendra Info
17/05/2025
in Lajme
0
Macron shpreson për rifillimin e dialogut Kosovë–Serbi: BE-ja kërkon hapa konkretë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shprehur shpresën që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të rifillojë “në javët e ardhshme”. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një konference për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, në Tiranë, ku po zhvillohej samiti i Komunitetit Politik Evropian.

I pyetur në lidhje me kritikat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për dëmtimin e kredibilitetit të Bashkimit Evropian, Macron tha se BE-ja ka legjitimitetin të kërkojë përparime konkrete në çështjet politike mes dy vendeve.

“Kemi kaluar shumë kohë me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nuk është ide e mirë të vëmë në dyshim procesin apo të përçajmë linjat,” tha Macron, duke iu referuar qëndrimeve të fundit rreth zhvillimeve në veri të Kosovës.

Ai shtoi se shqetësimet e Bashkimit Evropian për vështirësitë politike dhe sociale në Kosovë dhe Serbi janë të njohura dhe nuk janë diçka e re.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur që nga shtatori i vitit 2023, për shkak të tensioneve në veri të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, nuk është zhvilluar asnjë rund i ri politik në Bruksel, ndërsa kanë vazhduar bisedimet në nivel teknik.

Një ditë më parë, Presidentja Osmani i bëri thirrje BE-së që të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës si parakusht për rifillimin e dialogut. “Kjo e dëmton kredibilitetin e vetë BE-së,” tha ajo në një deklaratë nga Tirana.

Masat ndëshkuese u vendosën nga BE-ja në vitin 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, me arsyetimin se autoritetet kosovare nuk kishin bërë mjaft për shtensionimin e situatës.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të institucioneve të Kosovës në veri, për mbylljen e strukturave paralele serbe, duke paralajmëruar se këto veprime mund të përshkallëzojnë tensionet dhe të dëmtojnë imazhin e Kosovës.

Reagimi erdhi pas marrjes në kontroll nga Policia e Kosovës të disa ndërtesave që përdoren nga institucionet serbe, përfshirë Shërbimin Nacional për Punësim, ndërmarrjen e ujësjellësit “Ibër”, palestrën sportive, muzeun e qytetit dhe objekte të tjera që funksionojnë në sistemin e Serbisë. Qeveria e Kosovës i konsideron këto si struktura paralele dhe të paligjshme.

Related

Previous Post

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, reagon ndaj dëmtimit të pllakatës së Komandant Lleshit në Bujanoc

Next Post

Robotaksi Waymo: Fillimi i një revolucioni në transportin urban

Next Post
Robotaksi Waymo: Fillimi i një revolucioni në transportin urban

Robotaksi Waymo: Fillimi i një revolucioni në transportin urban

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.