Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bizneset paralajmërojnë protestë – Oda Ekonomike e Kosovës kërkon reflektim urgjent institucional

Qendra Info by Qendra Info
27/05/2025
in Lajme
0
Bizneset paralajmërojnë protestë – Oda Ekonomike e Kosovës kërkon reflektim urgjent institucional
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka ngritur alarmin për mungesën e bashkëpunimit institucional dhe për pasojat serioze që, sipas saj, po i shkaktohen sektorit privat si pasojë e daljes së detyruar të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Në një reagim zyrtar, OEK shprehu keqardhjen për dështimin e krijimit të një dialogu të sinqertë, transparent dhe konstruktiv me institucionet përgjegjëse, duke theksuar se vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për liberalizimin e tregut po zbatohet në mënyrë të menjëhershme dhe të papërgatitur.

“Mungesa e përgatitjes së tregut dhe mbështetjes institucionale në këtë proces po krijon pabarazi të theksuar, po rrezikon konkurrueshmërinë dhe po sjell dëme të mëdha për bizneset vendore. Pasojat janë të drejtpërdrejta për ekonominë – rënie e prodhimit vendor dhe humbje të vendeve të punës,” thuhet në deklaratën e OEK.

Për pasojë, komuniteti i bizneseve ka paralajmëruar protestë publike të enjten, më 29 maj 2025, nga ora 10:00 deri në 12:00, për të shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit për daljen në tregun e lirë të energjisë elektrike pa një fazë tranzicioni të drejtë.

OEK ka kërkuar nga institucionet që të reflektojnë me urgjencë, duke i bërë thirrje për krijimin e një faze kalimtare që do të lejonte përshtatjen graduale të bizneseve me rregullat e reja të tregut të liberalizuar.

Në rast të mungesës së reagimit nga ana e autoriteteve shtetërore, OEK ka paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të komunitetit të biznesit.

Related

Previous Post

Itali – Arrestohet në Milano kreu i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, i arratisur nga Shqipëria

Next Post

Mot i paqëndrueshëm dhe rritje e lehtë temperaturash të mërkurën në Kosovë dhe rajon

Next Post
Largohet shiu, java e ardhshme nis me mot të kthjellët, ja sa do të arrijnë temperaturat të hënën

Mot i paqëndrueshëm dhe rritje e lehtë temperaturash të mërkurën në Kosovë dhe rajon

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.