Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri – 10 të arrestuar në operacionin “Puzzle”, sekuestrohen armë, municione dhe fara kanabisi

Qendra Info by Qendra Info
30/05/2025
in Lajme
0
Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri – 10 të arrestuar në operacionin “Puzzle”, sekuestrohen armë, municione dhe fara kanabisi
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një rrjet kriminal që trafikonin armë zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë është goditur nga Policia e Tiranës në një operacion të mirëkoordinuar me Prokurorinë dhe Forcën Operacionale. Si rezultat i hetimeve pesëmujore u arrestuan 10 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni policor, i koduar “Puzzle”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Bilanci i operacionit:

  • 10 persona të arrestuar

  • 2 persona të shpallur në kërkim

  • 14 armë zjarri të sekuestruara (12 pistoleta, njëra me silenciator, dhe 2 automatikë)

  • Krehra dhe municion luftarak

  • 2077 fara cannabisi

  • 3 automjete

  • 8 telefona celularë

Identiteti i të arrestuarve:

Në pranga kanë rënë shtetasit:
E.T. (32 vjeç), L.H. (21), F.B. (26), R.H. (21), V.M. (23), K.F. (18), G.M. (22), A.Sh. (23), si dhe A.P. dhe K.P., të ndaluar më herët më 1 prill 2025, teksa u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri të dyshuara të trafikuara nga Kosova.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim R.K. (41) dhe A.N. (24).

Skema e trafikimit

Sipas hetimeve, rrjeti kriminal sigurohej me armë zjarri kryesisht në Kosovë dhe më pas i transportonte ato në Tiranë, ku përgatiteshin për shitje në tregun e zi. Operacioni u bazua në informacione të siguruara përmes metodave proaktive të hetimit, të cilat konfirmuan aktivitetin kriminal të grupit.

Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve, shtetasit K.F., u gjetën dhe sekuestruan 2077 fara cannabisi, të cilat dyshohet se ishin përgatitur për kultivim të paligjshëm.

Bashkëpunim me autoritetet kosovare

Policia e Tiranës, nën drejtimin e Prokurorisë, ka theksuar se është në bashkëpunim intensiv me autoritetet policore në Kosovë për të identifikuar dhe arrestuar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikimit të armëve.

Materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale.

Related

Previous Post

Macron: Sanksionet ndaj Rusisë janë test besueshmërie për SHBA – Njohja e Palestinës, detyrë morale

Next Post

PDK dorëzon ankesë në ZRrE: Vendimi për daljen e bizneseve në treg të lirë është i paligjshëm dhe i dëmshëm

Next Post
PDK dorëzon ankesë në ZRrE: Vendimi për daljen e bizneseve në treg të lirë është i paligjshëm dhe i dëmshëm

PDK dorëzon ankesë në ZRrE: Vendimi për daljen e bizneseve në treg të lirë është i paligjshëm dhe i dëmshëm

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.