Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bullgaria nuk tërhiqet nga qëndrimi ndaj Maqedonisë së Veriut: “Gjithçka është e shkruar e zeza mbi të bardhë”

Qendra Info by Qendra Info
30/05/2025
in Lajme
0
Bullgaria nuk tërhiqet nga qëndrimi ndaj Maqedonisë së Veriut: “Gjithçka është e shkruar e zeza mbi të bardhë”
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Georg Georgiev, ka rikonfirmuar vendosmërinë e vendit të tij për të mos devijuar asnjë hap nga marrëveshjet e arritura në vitin 2022 për procesin e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut.

Duke folur në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit bullgar, ku deputetët e të gjitha partive miratuan një deklaratë të përbashkët, Georgiev theksoi se çdo përpjekje për të rinegociuar, anashkaluar apo injoruar elementet ekzistuese të marrëveshjes është e papranueshme për Sofjen.

“Nuk lëshojmë pe, gjithçka është shkruar e zeza mbi të bardhë. Bullgaria do të vazhdojë të respektojë plotësisht atë që u dakordua në vitin 2022. Nuk do të tërhiqemi asnjë centimetër,” deklaroi ai para ligjvënësve.

Deklarata vjen në një moment vendimtar për Shkupin, ndërsa Parlamenti Europian pritet të debatojë për raportin mbi progresin e Maqedonisë së Veriut, ku për herë të parë do të përfshihet edhe referenca për një identitet dhe gjuhë të veçantë maqedonase – një çështje që ka qenë objekt kontestimi me Bullgarinë.

Nga ana tjetër, liderët politikë në Maqedoninë e Veriut po përpiqen të sigurojnë mbështetjen e grupimeve europiane për këtë raport. Pas thirrjes së Kryeministrit Hristijan Mickoski, përfaqësuesi i opozitës Venko Filipçe (LSDM) loboi tek eurodeputetët socialistë për votimin e tekstit, megjithatë ai shprehu dyshime mbi efektivitetin e këtij hapi.

“Nëse raporti miratohet, a do të jetë kjo një garanci e mjaftueshme për nisjen e ndryshimeve kushtetuese?”, u shpreh Filipçe.

Analistët vendas janë të ndarë në opinion, por shumica bien dakord se miratimi i raportit mund të jetë një hap drejt reformave, megjithëse jo i vetmi.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndryshimeve kushtetuese, por jo i mjaftueshëm në vetvete. Duhet të mbrojmë procesin e zgjerimit nga kushtëzimet dypalëshe të Bullgarisë,” tha Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci.

Ndërkohë, raportuesi i Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut, Tomas Vajc, konfirmoi se në dokumentin e përgatitur është përfshirë nocioni i identitetit dhe gjuhës maqedonase, për të reflektuar debatet dhe shqetësimet e shprehura sidomos nga pala bullgare.

Debati për raportin pritet të nisë javën e ardhshme në Bruksel dhe pritet me interes të madh në të dy vendet.

Related

Previous Post

Turqia propozon samit me udhëheqësit botërorë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Next Post

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, László István Dux

Next Post
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, László István Dux

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, László István Dux

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.