Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mot veror dhe temperatura të larta në Ditën e Bajramit – Rrebeshe të izoluara në disa zona malore

Qendra Info by Qendra Info
06/06/2025
in Lajme
0
Mot veror dhe temperatura të larta në Ditën e Bajramit – Rrebeshe të izoluara në disa zona malore
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E premtja, që përkon me festën e Kurban Bajramit, pritet të karakterizohet nga mot i nxehtë veror në të gjithë rajonin, me temperatura të larta dhe diell në pjesën më të madhe të ditës.

Sipas parashikimeve meteorologjike, dita do të nisë me mot të kthjellët dhe vranësira të pakta lokale. Gjatë ditës, temperaturat do të pësojnë rritje të ndjeshme, duke arritur vlera maksimale nga 31 deri në 34 gradë Celsius, duke krijuar kushte për vapë të vërtetë verore.

Megjithatë, pasdite vonë, në juglindje dhe lindje të vendit, veçanërisht në zonat kodrinore-malore, pritet zhvillimi i vranësirave konvektive që mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Në viset e tjera të vendit, zhvillimet atmosferike pritet të jenë të kufizuara dhe të izoluara.

Mot i ngjashëm do të mbizotërojë edhe në rajon. Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, pritet mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, tipik për stinën e verës. Përjashtimisht, në verilindje të Maqedonisë së Veriut dhe rrallë në zona të tjera malore të rajonit, mund të ketë ndonjë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë në orët e vona të pasdites.

Autoritetet meteorologjike këshillojnë qytetarët që të shmangin ekspozimin e gjatë në diell gjatë orëve të pikut dhe të jenë të kujdesshëm në zonat me potencial për stuhi lokale.

Related

Previous Post

Kryeministri Albin Kurti uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram: “Të angazhohemi për barazi, solidaritet dhe dashuri”

Next Post

Gjermania e re: Nën udhëheqjen e Merz, Berlini synon të bëhet superfuqi ushtarake evropiane

Next Post
Gjermania e re: Nën udhëheqjen e Merz, Berlini synon të bëhet superfuqi ushtarake evropiane

Gjermania e re: Nën udhëheqjen e Merz, Berlini synon të bëhet superfuqi ushtarake evropiane

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.