Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një mesazh në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi që zhvillohet mbrëmjen e sotme në “Arena Kombëtare”. Ai i uroi Kombëtares shqiptare sukses dhe fitore, duke shprehur gatishmërinë për ta ndjekur nga afër këtë përballje sportive.
“Uroj një ndeshje në kulmin e futbollit,” deklaroi Berisha, ndërsa shtoi një thirrje të drejtpërdrejtë për ata që, sipas tij, mbështesin presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
“Ata që me shpirt e zemër janë me Vuçiçin të mos shkojnë në atë ndeshje,” tha ish-kryeministri.
Mesazhi i Berishës erdhi në një atmosferë të tensionuar politike dhe sportive mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke nxitur emocionet përpara sfidës në fushën e blertë.