Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Luçiano Spaleti largohet nga drejtimi i kombëtares italiane

Qendra Info by Qendra Info
08/06/2025
in Sport
0
Luçiano Spaleti largohet nga drejtimi i kombëtares italiane
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i përfaqësueses së Italisë, Luçiano Spaleti, ka konfirmuar vetë largimin e tij nga posti i trajnerit të skuadrës kombëtare. Lajmi është bërë i ditur gjatë një konference për media para ndeshjes së ardhshme kundër Moldavisë.

“Mbrëmë në darkë pata një takim të gjatë me presidentin, i cili më komunikuar se do të shkarkohem nga roli i trajnerit të përfaqësueses,” tha Spaleti. Ai shtoi se ndihet i keqardhur dhe se nuk kishte ndërmend të tërhiqej nga detyra. “Jam mësuar të bëj punën time dhe tani duhet ta pranoj këtë vendim,” u shpreh trajneri.

Spaleti theksoi raportin e mirë që ka pasur me drejtuesit e federatës dhe përkushtimin e tij ndaj kombëtares: “U mundova t’i shërbej kombit pa keqdashje apo xhelozi, duke kërkuar gjithmonë të mirën për skuadrën. Kam vërejtur disa lojtarë që nuk kanë arritur potencialin e tyre maksimal.”

Ai gjithashtu bëri të ditur se do të drejtojë ekipin deri në ndeshjen kundër Moldavisë dhe shprehu dëshirën që një fitore në këtë sfidë të shërbejë si nisje për ciklin e ri të trajnerit që do ta zëvendësojë. “Deri nesër në darkë do të jem në krye të ekipit, nga pasnesër jo më. Të fitojmë dhe bindim nesër do të ishte mënyra më e mirë për të hapur një cikël të ri,” përfundoi Spaleti.

Related

Previous Post

Parandalohet tentativë kontrabande me drogë në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Next Post

Papa Leo XIV dënon nacionalizmin në rritje: “Nuk ka vend për paragjykime”

Next Post
Papa Leo XIV dënon nacionalizmin në rritje: “Nuk ka vend për paragjykime”

Papa Leo XIV dënon nacionalizmin në rritje: “Nuk ka vend për paragjykime”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.