Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Serbia merr gati 2 miliardë euro hua për të paguar avionët Rafale

Valon Arifi by Valon Arifi
10/06/2025
in Lajme
0
Serbia merr gati 2 miliardë euro hua për të paguar avionët Rafale
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Malli, tha se vendi i tij do të marrë hua rreth 1.9 miliard euro nga bankat e huaja, për të bërë pagesën e plotë të 12 avionëve luftarakë, Rafale, të blerë nga Franca.

Duke folur në një seancë të Kuvendit të Serbisë, agjenda e së cilës përfshinte konfirmimin e marrëveshjes së kredisë, Malli tha se dy paradhëniet e para për prokurimin, tashmë i janë paguar palës franceze.

Ai tha se Serbia do të marrë avionin e parë Rafale në fillim të vitit 2028 dhe, më pas, çdo muaj nga një, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

“Me 12 avionë luftarakë shumëfunksionalë, ne do të përmirësojmë aviacionin dhe ushtrinë”, tha Malli.

Qeveria e Serbisë, nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, arriti marrëveshje për blerjen e këtyre avionëve me kompaninë franceze, Dassault Aviation, në gusht të vitit 2024.

Blerja e 12 avionëve francezë dhe mjeteve të tjera shoqëruese i kushtoi 2.7 miliardë euro.

Prej kësaj shume, 823.5 milionë euro ose e gjithë paradhënia është paguar.

Për borxhin e ri, huadhënëse fillestare do të jenë disa banka dhe institucione kreditore franceze.

Blerja e këtyre avionëve u dakordua gjatë vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron, në Serbi, në gusht të vitit 2024.

Me këtë blerje, Serbia, për herë të parë, futi avionë perëndimorë në aviacionin e saj ushtarak.

Serbia bashkëpunon me anëtarët e NATO-s përmes Programit të Partneritetit për Paqe që nga viti 2006, por zyrtarët në Beograd këmbëngulin se vendi i tyre është ushtarakisht neutral.

Në prill të vitit 2024, kur po zhvilloheshin negociatat me Francën për blerjen e avionëve Rafale, Ministria serbe e Mbrojtjes tha se kjo nuk nënkupton ndonjë ndryshim në orientimin ushtarak të vendit./ REL

Related

Previous Post

Zoran Vukotiq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Next Post

Dogana kontrollon një automjet në Vërmicë, i gjen afro 18 mijë euro të padeklaruara

Next Post
Dogana kontrollon një automjet në Vërmicë, i gjen afro 18 mijë euro të padeklaruara

Dogana kontrollon një automjet në Vërmicë, i gjen afro 18 mijë euro të padeklaruara

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.