Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shqipëria hap një tjetër kapitull drejt BE-së – Rama: Një hap i madh drejt Shqipërisë 2030

Qendra Info by Qendra Info
11/06/2025
in Lajme
0
Shqipëria hap një tjetër kapitull drejt BE-së – Rama: Një hap i madh drejt Shqipërisë 2030
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka marrë miratimin për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, një tjetër hap domethënës në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale e ka cilësuar këtë zhvillim si “një tjetër dëshmi e progresit konkret të Shqipërisë drejt integrimit europian”.

“Shqipëria nuk ndalet. Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE,” – ka shkruar Rama, duke theksuar se ky vendim i vendeve anëtare të BE-së konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin e bërë në rrugën drejt familjes europiane.

Grupkapitulli 4 përfshin katër kapituj kyç që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e qëndrueshëm, mjedisin dhe ndërlidhjen infrastrukturore të vendit me rrjetin europian:

  • Kapitulli 14 – Politikat e transportit

  • Kapitulli 15 – Energjia

  • Kapitulli 21 – Rrjetet trans-evropiane

  • Kapitulli 27 – Mjedisi dhe klima

Kryeministri e ka përshkruar këtë hap si një element themelor për ndërtimin e “Shqipërisë 2030 – vend krenar i Bashkimit Europian”, duke nënvizuar rëndësinë që ka për jetën e përditshme të qytetarëve, ekonominë dhe sigurinë energjetike e mjedisore të vendit.

Miratimi i këtij grupkapitulli shënon një tjetër pikë kthese në procesin e negociatave, duke hapur rrugën për diskutime më të thelluara mbi sektorët strategjikë dhe përafrimin e standardeve të BE-së në fushat më jetike për zhvillimin e vendit.

Related

Previous Post

Aksion në Prishtinë: Arrestohen avokat dhe instruktor nën dyshime për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim milionësh

Next Post

Aksion kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit në Prishtinë – Arrestohen një avokat dhe një instruktor

Next Post
Aksion kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit në Prishtinë – Arrestohen një avokat dhe një instruktor

Aksion kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit në Prishtinë – Arrestohen një avokat dhe një instruktor

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.