Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lifestyle

Dua Lipa mbush Wembley-n me 160 mijë fansa – ndalesa e radhës: Prishtina!

Valon Arifi by Valon Arifi
19/06/2025
in Lifestyle
0
Dua Lipa mbush Wembley-n me 160 mijë fansa – ndalesa e radhës: Prishtina!
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dua Lipa, ylli shqiptar me famë botërore, po shkëlqen në skenat më të mëdha të globit. Këtë javë, ajo do të performojë në stadiumin legjendar Wembley në Londër, dhe jo një herë, por dy net me radhë, më 20 dhe 21 qershor. Të dy koncertet janë “sold out”, me mbi 160 mijë bileta të shitura brenda minutave, një tjetër rekord në rrugëtimin e saj triumfues.

E gjitha kjo është pjesë e turneut të saj të ri “Radical Optimism”, që po përshkruhet si një shpërthim energjie, muzike dhe bashkëpunimesh me emra të mëdhenj të industrisë, përfshirë edhe fitues të çmimeve Grammy që pritet të jenë mysafirë surprizë në skenë.

Në Londër është hapur edhe një pop-up shop ekskluziv i Dua Lipës, ku fansat mund të blejnë produkte të personalizuara, të bëjnë foto e madje të provojnë pijet e saj të preferuara.

Pas Wembley-t, Dua do të ndalet në Anfield në Liverpool më 25 dhe 27 qershor, dhe më pas në Dublin në stadiumin Aviva. Por ajo që na bën zemrën të rrahë më fort është se disa javë më vonë. ndalesa e saj e radhës do të jetë PRISHTINA!

Më 1 gusht, Dua kthehet në vendlindjen e saj, për të performuar në festivalin më të madh të muzikës në rajon Sunny Hill Festival, që tashmë është zyrtarisht pjesë e turneut të saj global “Radical Optimism”.

Për publikun në Prishtinë dhe më gjerë, ky është një rast i rrallë për të parë një nga koncertet e këtij turneu global pikërisht në Prishtinë. Interesimi për festivalin ka qenë gjithmonë i madh, por këtë vit sipas zyrtarëve të Festivalit interesimi është më i madhi ndonjëherë, dhe biletat janë drejt përfundimit, duke reflektuar entuziazmin që ka ngjallur ky rikthim i Dua Lipës në Kosovë.

Nga skenat më të mëdha të botës, drejt zemrës së Prishtinës!

Related

Previous Post

Kafeja nuk të dehidraton

Next Post

Izraeli: Irani hodhi të paktën një raketë balistike të armatosur me disa koka shpërthyese

Next Post
Izraeli: Irani hodhi të paktën një raketë balistike të armatosur me disa koka shpërthyese

Izraeli: Irani hodhi të paktën një raketë balistike të armatosur me disa koka shpërthyese

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.