Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Peci reagon ashpër ndaj Abdixhikut pas kritikave ndaj Donika Gërvallës: “Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku?”

Prishtinë, 20 qershor 2025 – Qendra.info

Valon Arifi by Valon Arifi
20/06/2025
in Lajme
0
Peci reagon ashpër ndaj Abdixhikut pas kritikave ndaj Donika Gërvallës: “Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku?”
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një përplasje e re verbale ka shpërthyer në skenën politike kosovare, këtë herë mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, dhe bashkëudhëheqësit të Guxo-s, Faton Peci.

Reagimi i Pecit erdhi pas deklaratës së Abdixhikut një ditë më parë, ku ai, në një prononcim mediatik, e cilësoi ministren në detyrë Donika Gërvalla si “të paedukatë” dhe me “mungesë të theksuar të inteligjencës”.

Në një postim në Facebook, Peci e quajti deklaratën e Abdixhikut “të tmerrshme” dhe “ofenduese”, duke mbrojtur bashkëpartiaken e tij në Guxo dhe duke theksuar kontributin e familjes Gërvalla në historinë kombëtare shqiptare.

“Nëse i thua Donikës ‘e paedukatë’, atëherë e ke fyer heroin e Kosovës, Jusuf Gërvallën, heroinën Suzanën, dhe Nanën Ajshe – shtyllën e kësaj familjeje dhe institucion të qenies shqiptare,” shkroi Peci, ndërsa në fund të reagimit u drejtua me fjalët:
“Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku?”

Në reagimin e tij, Peci përmendi edhe figura kyçe të historisë kombëtare si Ibrahim Rugova, familja Jashari, dhe dëshmorët Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, duke i ndërlidhur me rrënjët dhe angazhimin politik e kombëtar të Donika Gërvallës.

Ky zhvillim vjen në sfondin e tensioneve mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, ku po flitet për qëndrime kontradiktore rreth bashkëpunimeve të mundshme politike me PDK-në dhe Listën Serbe.

Reagimet nga palët pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, me përplasje që tashmë kanë kaluar kufijtë e debatit politik dhe janë zhvendosur drejt fyerjeve personale.

Related

Previous Post

Opozita e përçarë e Iranit ndien se momenti i saj ka ardhur

Next Post

Përplasje e ashpër mes Iranit dhe Izraelit në OKB – Këshilli i Sigurimit në alarm për përshkallëzimin e konfliktit

Next Post
Përplasje e ashpër mes Iranit dhe Izraelit në OKB – Këshilli i Sigurimit në alarm për përshkallëzimin e konfliktit

Përplasje e ashpër mes Iranit dhe Izraelit në OKB – Këshilli i Sigurimit në alarm për përshkallëzimin e konfliktit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.