Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Interi përballet sot me Urawan në Botërorin për Klube, mungesa të shumta në prag të ndeshjes

Qendra Info by Qendra Info
21/06/2025
in Lajme
0
Interi përballet sot me Urawan në Botërorin për Klube, mungesa të shumta në prag të ndeshjes
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Interi zbret sot në fushë kundër Urawa Red Diamonds, në kuadër të Kampionatit Botëror për Klube, me ndeshjen që nis në ora 21:00. Megjithatë, trajneri Kristian Kivu përballet me një listë të gjatë mungesash në këtë përballje me peshë ndërkombëtare.

Mungesa të shumta në skuadër

Sulmuesi francez Markus Thuram nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, pasi po vijon një program stërvitor të diferencuar për shkak të lodhjes muskulore. Gjendja e tij po vlerësohet ditë pas dite për të shmangur ndonjë përkeqësim të mundshëm.

Përveç Thuramit, jashtë planeve janë edhe pesë lojtarë të tjerë: Hakan Çalhanoglu, Davide Frattesi, Denzel Dumfries, Jan Bisek dhe Piotr Zielinski, të cilët gjithashtu po punojnë veçmas nga grupi.

Shpresat te të rinjtë dhe konsolidimi i formacionit

Lajmi pozitiv për zikaltërit vjen nga talenti i ri Françesko Pio Esposito, i cili ka stërvitur normalisht me skuadrën dhe pritet të jetë titullar përkrah Lautaro Martinez në repartin ofensiv. Ai ka fituar balotazhin ndaj vëllait të tij, Sebastiano Esposito, për një vend në formacion.

Ndërkohë, trajneri Kivu pritet të ruajë në thelb të njëjtin formacion si në ndeshjen debutuese, me Kristjan Asllanin që konfirmohet titullar në mesfushë.

Formacioni i mundshëm i Interit

  • Portier: Yann Sommer

  • Mbrojtja: Benjamin Pavard, Francesco Acerbi, Alessandro Bastoni

  • Krahët: Carlos Augusto (majtas), Matteo Darmian (djathtas)

  • Mesfusha: Kristjan Asllani, Nicolò Barella, Henrikh Mkhitaryan

  • Sulmi: Lautaro Martinez, Francesco Pio Esposito

Interi synon një performancë dinjitoze në këtë kompeticion prestigjioz, ndërkohë që stafi teknik vlerëson me kujdes situatën fizike të lojtarëve, me shpresën për rikuperime të shpejta në rast të kalimit në fazat e mëtejshme të turneut.

Related

Previous Post

Dështim i 35-të radhazi: Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituuar, seanca shtyhet për të hënën

Next Post

Bedri Hamza uron Memli Krasniqin për rizgjedhjen në krye të PDK-së: “Partia po rikthehet në vendin që i takon”

Next Post
Bedri Hamza uron Memli Krasniqin për rizgjedhjen në krye të PDK-së: “Partia po rikthehet në vendin që i takon”

Bedri Hamza uron Memli Krasniqin për rizgjedhjen në krye të PDK-së: “Partia po rikthehet në vendin që i takon”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.